LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U19 publikon listën për ndeshjet e muajit mars

Shqipëria U19 publikon listën për ndeshjet e muajit mars

Kombëtarja U-19 do të nisë ditën e hënë përgatitjet për dy miqësoret e muajit mars të planifikuara kundër përfaqësueses së Maltës. Trajneri i Shqipërisë U-19, Armando Cungu zbardhi këtë të shtunë edhe listën me emrat e 20 futbollistëve që do të grumbullohen për këto dy takime miqësore që do të zhvillohen në Maltë.

Lista e lojtarëve kuqezinj të grumbulluar është e përbërë jo vetëm nga futbollistë që aktivizohen në kampionatin vendas, por shumica prej tyre vijnë nga jashtë Shqipërisë.


Një pjesë e këtyre lojtarëve kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit kombëtar U-19, ndërsa në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Cungu bien në sy edhe emra që aktivizohen e luajnë në klube të mëdha europiane si: Elliot Krasniqi (Tottenham Hotspur), Ervin Bashi (Ac Milan), Elton Fikaj (Panathinaikos), Ardit Nuredini (Udinese), Adijat Seferi (Hoffenheim) e shumë të tjerë.

Kombëtarja U-19 do të niset të hënën në mëngjes drejt Maltës dhe do të zhvillojë të gjitha seancat stërvitore në Maltë. Miqësorja e parë e Kombëtares U-19 kundër përfaqësueses malteze është planifikuar të zhvillohet më 23 mars në ora 11:30, ndërsa miqësorja tjetër është programuar të luhet tre ditë më vonë, më 26 mars në ora 11:00.

Stafi teknik i ekipit kombëtar U-19, me në krye trajnerin Armando Cungu do të ketë mundësinë të testojë grupin në një grumbullim që do të zgjasë rreth një javë në Maltë dhe të provojë ekipin dhe lojtarë të rinj e të talentuar që vijnë në ekipin kombëtar U-19. Ndeshjet ndaj Maltës konsiderohen si shumë të rëndësishme për ekipin kombëtar U-19, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori