LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë policë të lënduar, tetë arrestime – drejtori i Eintrachtit thotë se tifozët e Napolit e sulmuan policinë

Gjashtë policë të lënduar, tetë arrestime – drejtori i Eintrachtit thotë se tifozët e Napolit e sulmuan policinë
(Foto: Screenshot/Twitter/Football Italia)

Anëtari i bordit të Eintracht Frankfurtit, Philipp Reschke, ka thënë se incidentet në Napoli e kanë dëmtuar klubin dhe futbollin, por thekson se ultrasit e skuadrës nikoqire e kanë sulmuar policinë.

Të mërkurën u shfaqën skena dhune në rrugët e qytetit italian kur tifozët u përleshën me policinë duke hedhur objekte, përfshirë edhe fishekzjarrë dhe shishe, drejt policisë, ndërsa disa automjeteve iu vu flaka.


Mediat italiane raportuan se ishin tifozët e Eintrachtit të ndihmuar nga ata të Atalantas që ishin përfshirë në incidentet e dhunës me policinë dhe me tifozët vendas.

Zanafilla e rivalitetit të hidhur mes Napolit dhe Atalantas – arsyeja pse këta të fundit po i ndihmojnë tifozët e Frankfurtit
Lexo po ashtu Zanafilla e rivalitetit të hidhur mes Napolit dhe Atalantas – arsyeja pse këta të fundit po i ndihmojnë tifozët e Frankfurtit

Tifozët e lindur ose banorë të Frankfurtit nuk kanë pasur të drejtë të jenë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, porse ultrasit rivalë të Napolit ishin përpjekur t’i ndihmonin për të hyrë në stadium.

Në anën tjetër, anëtari i bordit i klubit gjerman, Reschke, derisa ka shprehur keqardhje për incidentet e dhunshme, ka dhënë versionin e tij duke i fajësuar ultrasit e klubit nikoqir ta kenë sulmuar policinë.

“Na vjen shumë keq për incidentet që kanë ndodhur këtu. Nuk ka absolutisht asgjë për ta justifikuar këtë dhunë. Të gjithë ne mund ta kemi pasur frikë, por është dhe do të mbetet e papranueshme. Dëmton futbollin, dëmton Eintracht Frankfurtin dhe dëmton përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e të gjithë tifozëve që do të donin të shihnin një lojë futbolli këtu pa represion dhe dekrete në stadium”.

Skena dhune, përplasje, flakë – tifozët e Frankfurtit dhe Atalantas bëhen bashkë dhe sulmojnë policinë në Napoli
Lexo po ashtu Skena dhune, përplasje, flakë – tifozët e Frankfurtit dhe Atalantas bëhen bashkë dhe sulmojnë policinë në Napoli

“Policia na ka konfirmuar se sulmi pasditen e të mërkurës në qytet është kryer nga ultrasit e Napolit. Por, edhe kjo nuk e justifikon potencialin për dhunë që shpërtheu më pas nga të dyja palët”, është shprehur ai për Bild.

Shefi i Policisë së Napolit njoftoi të enjten se gjashtë policë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve mes tifozëve, ndërsa edhe një veture të policisë i është vënë flaka.

Tetë arrestime u bënë mbrëmë – pesë tifozë të Napolit dhe tre tifozë të Eintracht Frankfurtit. Autoritetet tani po punojnë për identifikimin e të gjithë mbështetësve gjermanë që morën pjesë në dhunë dhe gjithsej 470 janë identifikuar deri më tani.

Ndryshe, Napoli shkroi historinë duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori