Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’ia zëvendësojë masën e sigurisë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, i cili dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë. Nga paraburgimi ai është dërguar në arrest shtëpiak.
Avokati i Kurtajt, Kujtim Kërveshi, në një reagim në Facebook ka deklaruar se mbrojtja nuk pajtohet me gjetjet e prokurorisë e as me vendimin e gjykatës për masën e zëvendësuar, megjithatë ka thënë se i respekton ato.
Ai gjithashtu ka theksuar se “përballjen do ta kërkoj vetëm pranë institucioneve dhe rrugëve ligjore duke besuar në drejtësi dhe sundim të ligjit!”.
“Azem Kurtaj sonte e bën gjumin pranë familjes së tij! Masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Azemi është deklaruar i pa fajshëm pas leximit të aktakuzës. Mbrojtja e Azemit megjithëse nuk pajtohet me gjetjet e prokurorisë si në aktakuzë as me vendimin e gjykatës për masën e zëvendësuar, respekton ato dhe përballjen do ta kërkoj vetëm pranë institucioneve dhe rrugëve ligjore duke besuar në drejtësi dhe sundim të ligjit!”, ka shkruar Kërveshi.
Avokati tutje ka thënë se klienti i tij ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se nuk bëhet fjalë për vrasje të rëndë në tentativë.
“Mbrojtja pa paragjykim të vendimit përfundimtar të gjykatës beson dhe angazhohet profesionalisht se ky proces do ta vërtetoj teorinë e mbrojtjes, ajo është se Azemi ka vepruar në vetëmbrojtje dhe siç ka besuar mbrojtja se nuk ka pasur vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, mbrojtja vazhdon të beson dhe angazhohet për një proces të drejtë dhe të pavarur e i cili do ta vërtetoj pafajësinë e Azemit!”, ka shkruar tutje Kërveshi.
Në fund, ai ka thënë se ata që e paragjykojnë Kurtajn, e stigmatizojnë atë, dhe/ose i japin kontekst etnik rastit në fjalë, i japin epitetet të cilat nuk i ka dhënë gjykata me vendim të formës së prerë, do të përballen me drejtësinë.
“Republika e Kosovës nuk është vend që mbështetet mbi ca kristale të brishta që mund t’i thyej kush të dojë, sa herë të dojë, ky vend ka rregulla, është sovran, ka identitet dhe institucione!”, ka përfunduar avokati Kërveshi.
Azem Kurtaj, ish-pjesëtar i FSK-së, akuzohet se më 6 janar ka plagosur dy të rinj serbë, një 11 dhe një 21-vjeçar, në fshatin Gotovushë të Shtërpcës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me dashje, me përdorim të armës, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën dhe trupin e njerëzve, në atë mënyrë që përderisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij në drejtim të Brezovicës, me të arritur në fshatin Gotovushë, ka hasur në një grup të qytetarëve të cilin e kishin penguar, ia kishin pamundësuar lëvizjen e lirë të automjetit derisa të rinjtë e komunitetit serb ishin duke festuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak