Qindra punëtorë të Korporatë Energjetike të Kosovës (KEK) kanë protestuar duke kërkuar rritje të pagave. Para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë, ata kërcënuan menaxhmentin aktual se në rast se nuk përmbushin kërkesat e tyre do të hyjnë në grevë, duke lënë siç thanë, Kosovën në terr.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në KEK, Nexhat Llumnica tha se krahas rritjes së pagës duhet të paguhet edhe rrezikshmëria në punë, shujta e ushqimit dhe pagesa për punën në vikend, sipas Ligjit të punës.
“Sot jemi këtu sepse kemi kërkuar që 1 vit ngritjen e pagave. Ne si përfaqësues sindikal në mënyrë të shkruar i kemi kryer detyrat tona, janë shterë mundësitë e dialogimit. Nuk kemi dal për dëshirë këtu, e di që ju kemi vonuar pak, e di që keni bërë presion shumë më herët tek ne që me bë këtë protestë. Por, të tregojmë sinqerisht, kemi dashur të dalim mirë dhe t’i shterim gjitha mënyrat e dialogimit. Premtimi i drejtorit menaxhues për shujtën e ushqimit ka qenë më 22 shtator që do të paguhet shujta nëse nuk hapen restorantet, ajo nuk ndodhi”, tha Llumnica.
“Premtimi i tij prapë ka qenë më 22 dhjetor që nuk po mundemi tash se mos po vonohet paga dhe iu paguajmë në janar. Prapë ne besuam, por ja që nuk doli kjo. Punëtorët e KEK-ut kanë punë të rëndë, por ushqim të lehtë. Ngritja e pagave duhet të jetë e domosdoshme për kohën, për arsyen se ne kemi arritur të tejkalojmë prodhimin, të eksportojmë 10 për qind të prodhimit të energjisë elektrike, kemi arritur të bëjmë Kosovën në dritë, punëtorët janë ata që e kanë arritur, mirëpo menaxhmenti po i injoron punëtorët”, shtoi ai.
Më kërcënues ndaj menaxhmetit të KEK-ut për rritje të pagave ishte përfaqësuesi tjetër i sindikatës, Xhelal Jashari. Ai tha se rritja e pagave nuk ka alternativë në KEK, pasi në të kundërtën do të hyjnë në grevë.
“Nga këtu i bëjmë apel këtij menaxhimet të dështuar ose të ngritë pagën ose ne do të hymë në grevë dhe Kosova do të jetë në terr. Nuk ka alternativë tjetër, ne jemi lodhur. Kjo djersë ky mund që derdhet në KEK nuk paguhet, shkelen shumë të drejta prandaj kështu si jemi të bashkuar, ky menaxhimet nuk ka si na gjunjëzoj, përkundrazi do të forcojë deri në realizimin e kërkesës sonë”, theksoi Jashari.
Përkrahje kërkesave të punëtorëve të KEK-ut dha edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
“Ne kemi dal të kërkojmë të drejtën tonë e cila na takon. Ju që e rrezikoni jetën, shëndetin e juaj që ne të jemi këtu, andaj edhe menaxhmenti duhet të jetë transparent dhe t’i plotësojë kërkesat e juaja që janë shumë të drejta. Ne po kërkojmë një pagë dinjitoze. Paga dinjitoze do të thotë që ne të blejmë ushqimin sot sikur e kemi ble dje dhe ditët e tjera. Ky menaxhment duhet të kuptojë dhe është mirë që ta bëjë këtë sa më shpejtë. Ne këtu jemi partner dhe nuk jemi kundërshtar të këtij menaxhmenti”, deklaroi ai.
Ndërkaq, kryetar i Sindikatës së Administratës Publike, Ali Gashi tha se kërkesat për rritje pagash në KEK janë legjitime.
“Sot jemi me ju në mbështetje e kërkesave të juaja të drejta dhe legjitime. Ju jeni ata që me punën tuaj, sakrificën e vazhdueshme Kosovën e ndriçoni atëherë kur tërë bota paraqet që kemi krizë energjetike. Ju meritoni më shumë sesa rritje të pagave, kurse sa i përket çështjes së kushteve të punës kjo është një mizerje, shkelje e të drejtave të njeriut, pasi ju jeni ata të cilët në vazhdimësi jeni shembulli më i mirë se si duhet atdheu”, theksoi Gashi.
Punëtorët e KEK-ut marshuan edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku potencuan nevojën e pranimit edhe të 2000 mijë punëtorëve të rinj në KEK. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje