LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Ohrit, Vuçiq nuk flet për vijat e kuqe: Gjithçka që është nënshkruar në kuadër të dialogut duhet të zbatohet

Takimi i Ohrit, Vuçiq nuk flet për vijat e kuqe: Gjithçka që është nënshkruar në kuadër të dialogut duhet të zbatohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë për Euronews, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe që e kanë nënshkruar edhe përfaqësuesit e BE-së, duhet të implementohet.

Ai theksoi se kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë nënshkruar katër marrëveshje, plani për implementim, parimet, menaxhmenti dhe marrëveshja e Parë, transmeton Telegrafi.

“Janë katër marrëveshje. Të gjitha janë të nënshkruar dhe natyrisht se ato i kanë nënshkruar përfaqësuesit e BE-së, dhe ato duhet të implementohen. Por ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë bashkë, të jetojnë shumë më mirë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa armiqësi. Nuk ka rëndësi nëse do të implementohet për tre muaj apo tri vite, por nëse arrijmë, do të jetë sukses historik”, tha Vuçiq.


I pyetur nëse po bëhet gati për raundin e ri të bisedimeve me Kosovën dhe cilat janë “vijat e kuqe”, presidenti i Serbisë tha se nuk flet shpesh për “vijat e kuqe”, sepse nëse flitet për to mjaftueshëm, atëherë nuk ekzistojnë bisedimet e vërteta dhe se “pala tjetër do të këmbëngulë vetëm në ato vija të kuqe”.

Është më e rëndësishme, sipas tij të flitet, dhe kjo “do të thotë të përpiqesh të gjesh zgjidhje kompromisi”.

“Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Natyrisht të dyja palët kanë vijat e kuqe dhe këtë nuk mund ta mohoj, por ne, besoj të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për të normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë, duke pasur parasysh këtë, besoj se është në interes të të dyja palëve që të sigurohet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshje të mëparshme”, shtoi Vuçiq.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiq tha se ata “tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë dhe se nuk u duhet Serbia për këtë”.

Megjithatë, ai theksoi se ka rregullore dhe një plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me organizatat ndërkombëtare.

“Ata kanë marr përgjigjen time për këtë, unë i thashë (Emanuel) Macronit dhe (Olaf) Scholzit drejtpërdrejt se çfarë mendoj për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe disa gjëra të tjera. Por ne jemi të gatshëm të flasim për çështje të tjera, ne jemi gjithmonë të gatshëm. Gjithashtu duhet të diskutojmë disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa njerëz të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”, tha Vuçiq dhe përsëriti se nuk dëshiron të flasë për këtë publikisht sepse dëshiron të lë më shumë hapësirë ​​për zgjidhje të mundshme kompromisi.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo do të thotë se ka hapje, gjegjësisht se nuk është mbyllur dera për mundësinë që Serbia të thotë “po” për anëtarësimin e Kosovës, ai tha: “Në disa organizata po, nuk po flas për Këshillin e Evropës, tashmë e kanë nisur këtë pa ne”.

Vuçiq, gjithashtu është pyetur nëse perspektiva evropiane është e mjaftueshme për Serbinë, pasi ajo është vetëm “në pritje”, ai tha se problemi i vërtetë është se njerëzit janë “të ngopur me të gjitha llojet e presioneve me të cilat përballemi lidhur me Kosovën, sanksionet dhe gjithçka tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori