LAJMI I FUNDIT:

Xhiroja e 21-të në Superligën e hendbollit, ndeshje interesante në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë

Xhiroja e 21-të në Superligën e hendbollit, ndeshje interesante në Ferizaj, Prishtinë e Mitrovicë
(Foto: kosovahandball.info)

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Luhet xhiroja e 21-të, ndërsa ndeshja e parë është ajo në mes të Kastriotit dhe Rahovecit. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën prej orës 19:00 në Ferizaj. Si për Kastriotin ashtu edhe për Rahovecin ndeshja vlerësohet me rëndësi të madhe. Skuadrat synojnë ‘play-offin’, ndërsa aktualisht i kanë nga 19 pikë. Rahoveci është i katërti, kurse Vushtrria e pesta.


Të enjten janë dy ndeshjet tjera. Pas ndryshimeve që ka bërë në shtabin teknik, Prishtina e pret Vushtrrinë, nga ora 18:00. Prishtina synon fitore për t’iu afruar vendit të dytë, të cilin e ka humbur nga Trepça. Ndërkohë Vushtrrisë i duhen pikët për të mbetur në garë për ‘play-off’. Prishtina është e treta me 21 pikë, ndërsa Vushtrria e gjashta me 18.

Xhiroja mbyllet në Mitrovicë, të enjten nga ora 19:00. Takohen Trepça dhe Besa Famgas. Besa është lidere me 35 pikë, përkatësisht me17 fitore dhe një barazim. Trepça është e dyta me 24 pikë.

Mitrovicasit janë mobilizuar dhe presin përkrahje nga shikuesit për të ndalur vrullin e Besa Famgas.
Besa ka disa vjet që nuk njeh konkurrencë të vërtetë dhe ka mbledhur trofetë, shpesh duke mbyllur edicionin pa humbje. Por, te Trepça shpresojnë të rivalizojnë ekipin pejan në kryendeshjen e javës.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori