LAJMI I FUNDIT:

Lajçak deklaroi se pa Asociacion nuk ka marrëveshje, Tahiri i AAK-së: Çështjet e hapura të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën

Lajçak deklaroi se pa Asociacion nuk ka marrëveshje, Tahiri i AAK-së: Çështjet e hapura të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë të martës theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet.

Madje Lajçak ka nënvizuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka as marrëveshje”.


Lidhur me këtë deklaratë të emisarit të BE-së, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova duhet të sillet si shtet serioz.

Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni
Lexo po ashtu Lajçak: Nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni

Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri ka shtuar se çështjet e hapura duhet të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën.

“Kosova duhet të sillet si shtet serioz. Jemi në prag të arritjes së një marrëveshjeje që i hapë perspektivë Kosovës dhe e mbyll një kapitull të rëndësishëm. Si vend kemi marrë obligime shtetërore dhe nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çështjet e hapura të zgjidhen në përputhje me Kushtetutën, por çështja kryesore është marrëveshja kornizë e cila tashmë është pranuar”, ka deklaruar Tahiri.

Besnik Tahiri – Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se “mbetet edhe përmbyllja e aneksit si instrument i implementimit të saj dhe unë kam shpresë së do të përmbyllet me sukses”.

Ndaj deklaratës së emisarit Lajçak ka reaguar mbrëmë edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Deklarata e Lajçakut se “nëse nuk ka Asociacion, nuk do të ketë marrëveshje” është përshkrim i punës së tij trevjeçare për dialogun Kosovë – Serbi : i njëanshëm, asimetrik dhe i pafrytshëm”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postim në Twitter.

Ndryshe, Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim sa i përket kësaj deklarate të Lajçakut edhe nga dy partitë tjera opozitare PDK e LDK, por të njëjtat nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.

Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej.

Plani i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por dy vendet do t’i njihnin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat. Serbia, gjithashtu, nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Plani, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori