LAJMI I FUNDIT:

Partia e Vulinit që drejton BIA-në e do largimin e ministrit serb që kërkoi sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Partia e Vulinit që drejton BIA-në e do largimin e ministrit serb që kërkoi sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta ka kërkuar nga Qeveria për të vendos urgjentisht sanksionet ekonomike ndaj Federatës së Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Nëse kjo lë të kuptohet si një kthesë në politikën e Beogradit ndaj Moskës mbetet për t’u parë, por është interesante që propozimi i Bastës u mbështet nga ministri pa portofol dhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Gjorgje Miliçeviq.

Po si raportuan mediet ruse për këtë? Siç shkruajnë mediet serbe, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta mes Beogradit me Kremlinin, duket qartë se ky lajm ka zgjuar interesimin e qarqeve dhe medieve ruse.


“Serbia kërkon dorëheqjen e ministrit që kërkoi sanksione ndaj Rusisë”, është titulli i agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Lëvizja socialiste e drejtuar nga Aleksandar Vulin, njëherësh drejtor i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), kërkoi dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Radet Basta, i cili përmendi domosdoshmërinë e hyrjes së vendit [Serbisë] në politikën e sanksioneve kundër Rusisë”, thekson TASS.

“Tani, kur kemi nevojë për unitet, Basta ka për synim ndarjen e Qeverisë serbe për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Federatës së Rusisë. Veçanërisht është e turpshme që Basta fshihet pas presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq]”, shton kjo medie ruse pas deklaratës së Vulinit.

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA)

Të njëjtën gjë e raporton edhe RIA Novosti me titullin “Serbia kërkon dorëheqjen e ministrit për shkak të qëndrimit të tij anti-rus”. RIA rikujton gjithashtu se “Vuçiq ka pohuar se Beogradi do të vazhdojë me politikën e neutralitetit ushtarak dhe do të përpiqet të zgjasë sa më gjatë, pa vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

“Ministri serb qortohet për komentet për Rusinë”, është titulli i Russia Today (RT).

Ata cituan gjithashtu zëdhënësen e ministrisë rusë të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova e cila iu përgjigj thirrjeve të Bastës për sanksione.

“Çfarë qëndrimi i çuditshëm: SHBA-të po i bëjnë presion Serbisë dhe ministri serb po kërkon masa kundër Rusisë”, tha Zakharova.

“Rusia gjithmonë e ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Nuk bëhet fjalë vetëm për të vërtetat historike, por për një fakt të përgjithshëm: me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalet, por vetëm do të intensifikohet”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione ekonomike Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepi, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Turqia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Rusia thotë se “do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit të Perëndimit në Ukrainë”

Botë
Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Azia
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Kalo në kategori