LAJMI I FUNDIT:

Leandro Trossard vendos rekord mahnitës në Ligën Premier

Leandro Trossard vendos rekord mahnitës në Ligën Premier

Leandro Trossard ishte arkitekti i fitores mbresëlënëse të Arsenalit ndaj Fulhamit të dielën pasdite (sot) – dhe ai bëri histori në Ligën Premier.

Gunners fituan 3-0 në Craven Cottage falë golave ​​të Gabriel Magalhaes, Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard. Fitorja rivendosi epërsinë e Arsenalit me pesë pikë ndaj Manchester Cityt në krye të tabelës së ligës.


Kjo fitore gjithashtu e ndihmoi Trossardin të theksonte më tej statusin e tij si një nënshkrim i frytshëm në afatin kalimtar të janarit.

Arsenali me fitore bindëse në udhëtim te Fulhami - vazhdon sigurt drejt titullit
Lexo po ashtu Arsenali me fitore bindëse në udhëtim te Fulhami - vazhdon sigurt drejt titullit

Arsenali i pagoi Brighton 35 milionë euro për shërbimet e belgut pasi dështoi të arrinte objektivin e parë Mykhaylo Mudryk, i cili iu bashkua Chelseat.

Trossard asistoi te tri golat e Arsenalit, gjë që i mundësoi të bëhej lojtari i parë në historinë e Ligës Premier që realizon një het-trick në pjesën e parë të një ndeshjeje si mysafir.

Ai është lojtari i dytë këtë sezon që realizon tre asistime në një ndeshje të vetme, duke ndjekur hapat e Roberto Firminos. Sulmuesi i Liverpoolit arriti të njëjtën gjë, megjithëse në shtëpi, në fitoren 9-0 të Liverpool ndaj Bournemouth në gusht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori