Sipas analistit të Bloomberg, Mark Gurman, Apple po përgatitet që ta lansojë një iMac të ri me madhësi prej 24 inçëve në fillimin e gjysmës së dytë të këtij viti.
Duke shkruar në buletinin e tij Power On, Gurman raporton se zhvillimi i dy modeleve të reja iMac ka arritur “një fazë të fundit”, me Apple së fundmi duke filluar testet e prodhimit.
Gurman pret që prodhimi në vëllim i iMac 2023 nuk do të fillojë për të paktën tre muaj të tjerë, por lajmi i mirë është se modelet e rifreskuara do të kenë një sërë përmirësimesh.
Më e rëndësishmja është se iMac 2023 thuhet që do të përfshijë sistemin e gjeneratës së ardhshme të çipit M3 të Apple.
Gurman vëren se çipi i ri ka të ngjarë të ofrojë përfitime të konsiderueshme të performancës dhe efikasitetit të energjisë duke pasur parasysh se pritet të përfitojë nga procesi i ardhshëm 3nm i TSMC, raporton Yahoo News, transmeton Telegrafi.
Ndryshimet e tjera mund të përfshijnë komponentët e brendshëm të iMac, disa prej të cilave thuhet se janë hequr nga Apple.
Gurman shton se kompania gjithashtu po planifikon që të përdorë një proces “tjetër” të prodhimit për vendosjen e mbështetëses të iMac-ut.
Thënë kështu, iMac-u i ri do të ketë ende një ekran me madhësi prej 24 inç dhe do të vijë në të njëjtat ngjyra si paraardhësi i tij i vitit 2021.
Krahas një iMac të ri, Gurman thotë se kompania është gati të lëshojë variantin me madhësi prej 15 inç të MacBook Air të përfolur prej kohësh, si dhe një rifreskim të modelit 13 inç dhe të tij të parë Apple Silicon Mac Pro.
Ai pret që Mac-ët e përfolur do të mbërrijnë nga fundi i pranverës dhe maksimumi dikur gjatë verës. Më pak e qartë është nëse MacBook Air-ët e ri do të kenë të integruar çipat M3. Gurman spekulon se “të paktën” modeli 13 inç mund të shfaqë çipin më të fundit të Apple, duke qenë se kompania tashmë ofron një version M2 të “ultraportable”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësohet koha kur do të dalë GTA VI
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
iPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Zyrtare: Google Maps tani edhe në gjuhën shqipe
ChatGPT po teston një version me pagesë – ja çfarë do të thotë kjo për ata që duan ta përdorin falas
Xiaomi 13 do të mund të ofrojë bateri më të mirë se iPhone 14 Pro Max, thotë CEO i kompanisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'