LAJMI I FUNDIT:

E transferuan për vetëm 200 mijë euro, Cluj tani kërkon miliona euro për Ermal Krasniqin

E transferuan për vetëm 200 mijë euro, Cluj tani kërkon miliona euro për Ermal Krasniqin

Ermal Krasniqi ka bërë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit, duke iu bashkua gjigantit rumun CFR Cluj nga Ballkani.

Sulmuesi i talentuar kosovar ka shkëlqyer në ndeshjet e tij të para me Clujin dhe e ardhmja e tij duket se është larg Rumanisë.


Ditë më parë mediat italiane raportuan se për sulmuesin anësorë kanë shprehur interesim skuadra si Genoa, Torino, Udinese, Sassuolo nga Serie A, por edhe Mallorca nga La Liga.

Duket se Cluj është gati ta shes ish-yllin e Ballkanit qysh në verë pasi mund të fitoj shumë nga largimi i tij.

Kampioni rumun kishte shpenzuar vetëm 200 mijë euro për Krasniqin, teksa 15 për qind e kartonit nga shitja e tij do t’i shkojnë Ballkanit.

Mediumi rumun Sportmedia.ro ka raportuar se Cluj tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit Ermal Krasniqit dhe për ta lejuar atë kërkojnë pesë milionë euro.

Shkëlqeu ndaj Lazios në Ligën e Konferencës, pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë Clujin për Ermal Krasniqin
Lexo po ashtu Shkëlqeu ndaj Lazios në Ligën e Konferencës, pesë skuadra italiane dhe një nga La Liga telefonojnë Clujin për Ermal Krasniqin

24-vjeçari është i etur për tu transferuar në një kampionat edhe më të madh se sa ai rumun dhe largimi i tij nga Cluj mund të ndodhë në verë.

Krasniqi ka zhvilluar pesë ndeshje me Clujin në kampionatin rumun ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori