Prindërit e gjashtë të rinjve serbë që më 14 dhjetor të vitit 1998 u vranë në kafiterinë Panda në Pejës, i kanë dërguar një letër të hapur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me lutjen që t’i pranojë për një bisedë dhe t’i njoftoj për të gjitha dhe kush ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e tyre në Pejë.
Në letrën që e ka siguruar agjencia serbe e lajmeve Beta, prindërit pretendojnë se nga viti 2017 kanë kërkuar që t’i pranojë për një takim presidenti i Serbisë, dhe se ai u kishte premtuar atyre dhe opinionit të gjerë gjatë 11 janarit, se do t’i pranojë për një takim në fund të muajit.
“Edhe pse nga viti 2017, dhjetëra herë kemi kërkuar takim, kësaj radhe besuam që më në fund do ta bëni dhe të na informoni për gjithçka dhe të na i prezantoni dëshmitë të cilat kanë arritur t’i sigurojnë institucionet që besojmë se merren me këtë krim. Megjithatë, deri në ditën e sotme nuk kemi marrë kurrfarë përgjigje”, thuhet në letër, transmeton Telegrafi.
Në letër gjithashtu thuhet se “25 vite janë bërë që kur në kafiterinë Panda në Pejë, disa kriminelë kryen vrasjet më monstruoze, vranë gjashtë serbë të pafajshëm, fëmijët e tyre – Svetislava Ristiqin, 18-vjeç, Vukota Gvozdenoviq, 16, Zoran Stanojeviq, 18, Dragan Trifoviq, 18, Ivan Radeviq, 24 dhe Ivan Obradoviq, 15”.
“Kanë kaluar 10 vite që kur asgjë nuk kemi mësuar për rastin. Konsiderojmë dhe jemi të bindur se ishte vepër e shtetit, vepër kjo për të cilën është vendosur nga dikush i lartë në hierarki të shtetit serb dhe paraqet një terrorizëm shtetëror”, thuhet ndër tjera në letër.
Kujtojmë që në vitin 1998 në kafiterinë Panda në Pejë ishin vrarë gjashtë të rinj serbë, për të cilët regjimi i atëhershëm i Millosheviqit akuzonte shqiptarët, por që më vonë edhe vet autoritet në Serbi pranuan se ata ishin vrarë nga serbët dhe se prapa këtyre vrasjeve fshihen serbët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

“Prisni, unë do ta bëj këtë” - momenti kur Meloni e Italisë ndërpret përkthyesen gjatë takimit me Trump

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj "armëpushimit të Pashkëve" të Putinit

Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Forcat ruse kanë shkelur armëpushimin mbi 2000 herë që nga fillimi i ditës – thotë Zelensky

"Dështimet profesionale" çuan në vrasjen e mjekëve palestinezë në Gaza, thotë ushtria izraelite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres