LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge flet për problemet e mëdha të dy gjigantëve evropianë: Juventusi bëri autogol, qesha me lajmet e Barcelonës për gjyqtarët

Rummenigge flet për problemet e mëdha të dy gjigantëve evropianë: Juventusi bëri autogol, qesha me lajmet e Barcelonës për gjyqtarët

Karl-Heinz Rummenigge nuk mund ta besonte atë që kishte bërë Juventusi, ndërsa shtoi se kishte qeshur me skandalin e Barcelonës.

Ish-ylli i futbollit gjerman foli për Il Corriere dello Sport për çështjet aktuale në futbollin italian dhe evropian.

“Klubet angleze shpenzojnë para të çmendura në një mënyrë të paarsyeshme, ndërsa klubet e tjera në Evropë shkojnë përpara mes skandaleve dhe krizave financiare, por janë në gjendje të sjellin trofe në shtëpi”.


“Kjo do të thotë se klubet e Ligës Premier bëjnë gabime të jashtëzakonshme, tregu është jashtë kontrollit atje”.

“Chelsea shpenzoi qindra milionë euro vetëm për ta gjetur veten të dhjetit në tabelë, është absurde. Globalizimi i tregut ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. Njëherë e një kohë, ekzistonte një treg i brendshëm dhe paratë qarkullonin brenda një sistemi. Pasuria duhet të shpërndahet në një mënyrë më të mirë”, deklaroi Rummenigge.

Bayern Munich ishte ndër klubet që refuzuan të përfshiheshin në Superligë e Evropës gati dy vite më parë dhe gjermani nuk është i befasuar që u organizua nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona.

“Nuk është rastësi që ishte një ide e tre klubeve me probleme të mëdha likuiditet”.

“Tani propozimi i Superligës është që të përfshihen 80 klube dhe jo 20, por futbolli nuk mund të përballojë një ndryshim kaq rrënjësor. Ajo që duhet ndryshuar shpejt është ‘Fair Play-i Financiar’, i cili duhet të jetë më i rreptë. Klubet janë vazhdimisht nën presionin e tifozëve dhe mediave që kërkojnë të shpenzojnë shumë para, por futbolli është industria e vetme që shkakton humbje”, nënvizoi ai.

Juventusit i janë larguar 15 pikë për parregullsi financiare këtë sezon dhe mund të përballet me një zbritje tjetër pikësh në muajt e ardhshëm pasi prokurori i FIGC Giuseppe Chine po heton të ashtuquajturën ‘manovër të pagave’.

“Nuk mund ta besoja atë që ka bërë Juventusi, nuk kam dëgjuar kurrë diçka të ngjashme në jetën time”.

“Juventusi është top klub në Itali, por edhe në Evropë, por ata kanë shënuar një autogol të jashtëzakonshëm. Unë jam i sigurt se ata do të jenë në gjendje të rindërtohen përsëri në kohën e duhur”, ka thënë ish lojtari i Interit.

Barcelona, ​​nga ana tjetër, është përfshirë në një skandal gjyqtarësh në Spanjë, duke u akuzuar se ka paguar ish-zëvendëspresidentitn e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Enriquez Negreira, me 1.4 milion euro.

“Kam qeshur kur lexova lajmet, por nuk jam i befasuar. Sa herë që luanim në Spanjë kisha një ndjenjë të çuditshme. Këto janë gjëra të papranueshme që nuk kanë të bëjnë vetëm me konkurrencën vendase, madje edhe çështja e gjykimit duhet të përballet me seriozitet dhe respekt”, përfundoi Rummenigge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori