Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Tokio të Japonisë.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimi me drejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Kreu i Ekzekutivit shprehet se gjatë këtij takimi u diskutua për një sërë projektesh me rëndësi.
Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni deri në 25 Shkurt në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.
Më herët zyra për shtyp e kryeministrit njoftoi se ai “do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera”.
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251