LAJMI I FUNDIT:

Ylli mposht Ponten dhe iu bashkohet skuadrave gjysmëfinaliste

Ylli mposht Ponten dhe iu bashkohet skuadrave gjysmëfinaliste
(Foto: baskebtolli.com)

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës. Ylli mundi Ponte Prizrenin 93-78 (28:18, 23:18, 22:22, 20:20).

Pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por therandasit me një seri prej 9:0, kalojnë në epërsi 18:10, ndërsa çerekun e parë e fituan 28:18. Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 16 pikë, 46:30, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 51-36.


Ylli në periodën e tretë arriti epërsi deri në 19 pikë, ndërsa më pas prizrenasit afruan rezultatin, sidoqoftë, therandasit ruajtën epërsinë e lartë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 73:58.

Prishtina mposht Bashkimin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Lexo po ashtu Prishtina mposht Bashkimin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ylli ruajti epërsinë deri në fund dhe nuk lejoi fitoren t’i rrezikohej duke fituar 93-78, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën, takim që do të zhvillohet të premten (nesër) nga ora 20:00, ndërsa në takimin tjetër gjysmëfinal do të përballen Trepça dhe Rahoveci nga ora 17:00, po ashtu të premten.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Chris Harris me 17 pikë e 14 kërcime dhe Rashun Davis me 25 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Adam Grant me 23 pikë dhe Wayne Arnold me 26 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori