LAJMI I FUNDIT:

Pse të flasësh jo dhe aq mirë për ish-in, të ndihmon të ecësh përpara?

Pse të flasësh jo dhe aq mirë për ish-in, të ndihmon të ecësh përpara?

Besojmë i ke parasysh këngët e Miley Cyrus dhe Shakira-s, të cilat nuk flasin jo shumë mirë për ish-at dhe në fakt, tregojnë se marrëdhëniet e tyre kanë qenë paksa (ose shumë) toksike

Mund të themi se ato e dinë se ç’po bëjnë për të ecur përpara dhe për ta harruar periudhën e lidhjes dhe ndarjes. Natyrisht, këngëtaret kanë talent për muzikë dhe fare mirë mund të bëjnë një këngë, por për ne që s’e kemi të njëjtin fat, mund të na ndihmojë një stilolaps dhe një bllok, videot në TikTok, ose shoqja/ku i ngushtë.

Pra, nëse një situatë me ish-in të ka lënduar, mund të marrësh në telefon shoqen ose shokun e ngushtë dhe të shprehësh të gjithë mllefin! Po, ajo/ai do të të dëgjojë me vëmendjen maksimale dhe me shumë gjasa, do ta marrë inat bashkë me ty.


Season 2 Omg GIF by Friends

Një tjetër mundësi? Bëj një video në TikTok për situatën dhe bëje share! Mos harro hashtag-un #viral dhe prit qindra notification.

Por, nëse nuk të pëlqen që të tjerët të marrin vesh ngjarjet e jetës tënde private, merr një bllok, një stilolaps dhe shkruaj të gjitha mendimet, madje edhe ofendimet mbi ish-in! Sa më skandaloze të jetë përmbajtja në bllok, aq më mirë do të ndihesh ti!

Pra, nëse po mendon të flasësh për ish-in, jo me fjalët më të mira, bëje! Madje, edhe terapistët mendojnë se është një ide shumë e mirë dhe të bën ta shohësh ndarjen me një sy më kritik dhe ta kalosh më shpejt dhimbjen e ndarjes.

Emily Simonian, terapiste e çifteve, thotë se “në përgjithësi, të flasësh keq për ish-in – ama të flasësh për situata negative të vërteta, – të bën mirë sepse çliron tensionin dhe stresin që të shkaktojnë emocionet dhe energjia negative”.

Edhe nëse do ta bësh në një grup me gocat/çunat, në internet, apo në zyrën e një psikologu, është mëse okay! Gjej mënyrën tënde dhe shprehu lirshëm!

Animation Instagram GIF

Por, bëj kujdes, sepse në disa raste, duhet që ta ulësh pak ritmin. Për shembull, kur bën një postim online, ki kujdes që të mos përdorësh emra, foto, apo gjithçka që cenon identitetin e ish-it.

Nëse e gjithë energjia jote përqendrohet në faktin që flet për ish-in, ndoshta duhet të ndalosh për një çast dhe të reflektosh. Askush nuk meriton aq shumë vëmendje, citon Anabel.

Në përgjithësi, nëse flet për ish-in, sidomos jo fjalët më të mira, është një mënyrë që të shërosh veten nga e shkuara. Por, përqendrohu te fakti që ti mund ta duash veten më shumë se ish-i dhe se çdo njeri tjetër.

Siç thotë dhe Miley, “mund ta duash veten më mirë” se ai! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Moda
Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota

Nuanca më e mirë për t'i bërë buzët të duken më të plota

Femra
Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Si ta aplikoni llajnerin nëse keni qepalla të varura apo ‘hooded eyes’

Femra
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori