Me kalimin e viteve Rita Ora është bërë një emër i njohur falë karrierës së saj si këngëtare dhe yll i televizivionit.
Por disa fansa mund të mos e dinë historinë e saj të pabesueshme familjare, e cila përfshin arratisjen nga vendi i saj i lindjes si fëmijë.
Ky ka qenë përshkrimi që tabloidi britanik The Sun, i ka bërë së fundmi artistes shqiptare duke elaboruar historinë e saj dhe vendin e origjinës.
Kush janë prindërit e Rita Orës?
Rita Ora ka lindur më 26 nëntor 1990 nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.
Babai i saj raportohet se është pronar i një pijetore në Londër dhe ka studiuar më parë për ekonomi.
Çifti kanë tre fëmijë së bashku – Elenën, Ritën dhe Donin.
Ndërkohë, nëna e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).
Ajo u thirr në vijën e parë të frontit gjatë përphapjes së madhe të pandemisë së coronavirusit në pranverën e vitit 2020.
Vera tha: “Për shkak të presionit mbi NHS-në, do të më kërkohet të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar ekipin emergjent dhe departamentet e tjera”.
“Është një kohë shumë e rrezikshme dhe jo të gjithë janë të sigurt dhe qëndrojnë në shtëpi, pasi ne jemi të mbingarkuar me pacientë që vijnë dhe i vënë të gjithë në rrezik”.
Vera iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2005 pasi u diagnostikua me kancer gjiri në moshën 39-vjeçare.
Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa shumë ngjajnë Rita dhe mamaja e saj.
Nga është Rita Ora?
Rita ka lindur në Prishtinë të Kosovës (Ish-Jugosllavi në kohën kur lindi këngëtarja), me të dy prindërit me prejardhje shqiptare.
Ajo kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.
Kosova atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Millosheviç po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.
Për t’i shpëtuar kësaj, familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.
Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?
Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi serb” ndërsa familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që u arratisën nga vendi gjatë një lufte dhjetëvjeçare.
Ajo e viziton Shqipërinë dhe Kosovën sa më shpesh që të mundet, madje është emëruar ambasadore nderi e Kosovës në Ambasadën e Londrës në vitin 2015.
Në vitin 2016, Rita pranoi se shpesh ngatërrohet për pamjen e saj dhe njerëzit e përziejn me etni të tjera shkaku ingjyrës së lëkurës, e cila është pak më e errët.
Një gazetar i ishte referuar këngëtares duke i thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”.
Dhe Rita ishte përgjigjur: “Zakonisht të gjithë e bëjnë. Mund të jem edhe unë. Por jo, unë jam shqiptare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'