LAJMI I FUNDIT:

Melisa Lleshi thotë se ishte kundër lidhjes së Xhulit me Atdheun: Jam shumë e lumtur që u ndan

Melisa Lleshi thotë se ishte kundër lidhjes së Xhulit me Atdheun: Jam shumë e lumtur që u ndan

Një prej banoreve që ka vëmendje më të madhe në Big Brother VIP Kosova është Xhuli Nura

Që kur nisi spektakli ajo është përfshirë në shumë debate të forta dhe diskutime me banorët e tjetër.


Por, hyrja e Atdhe Xharavinës e ndryshoi rrjedhën e lojës dhe Xhuli nisi një romancë me të që doli të ishte jetëshkurtër.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Dyshja për disa ditë u panë të afërt dhe në momente intime, megjithatë dyshime se Xhuli ka lënë hapur një histori me një person jashtë shtëpisë bën që Atdheu të distancohej nga ajo.

Ndarja e tyre u pa në mënyra të ndryshme, por kishte nga ata që edhe iu lumturuar faktit që marrëdhënia e dyshes u ndërpre.

Një nga ta është banorja e re, Melisa Lleshi e cila njihet prej kohësh me Atdhen dhe të dy kanë një shoqëri me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë së BBVK.

Ajo u shpreh se është e lumtur që Atdheu u nda nga Xhuli madje tha se asnjëherë nuk i ka besuar historisë së tyre.

U ndan, por Xhuli dhe Atdheu nuk i ndalin provokimet me njëri-tjetrin
Lexo po ashtu U ndan, por Xhuli dhe Atdheu nuk i ndalin provokimet me njëri-tjetrin

“Mua më bëhet shumë qejfi që nuk janë bashkë, jo që jam keqdashës për lidhjen e tyre sinqerisht, por thjeshtë unë nuk kam besuar që nga fillimi, as Xhulin kundrejt Atdheut, e as Atdheun kundrejt Xhulit, ndoshta sepse nuk i besoj as lotët e Xhulit sepse jam vet tipi që kur më vijnë lotët askush këtu brenda nuk më sheh… u kam thënë që më duket lojë e të dyve dhe keni rënë në grackën e njëri-tjetrit, pas asaj që ndodhi me mua dhe Xhulin jam shumë e lumtur që nuk janë bashkë, ky është shoku im”, ka thënë Melisa.

Ndërkohë, mbrëmë (e hënë) Atdhe Xharavina ishte i eliminuari i radhës dhe la përfundimisht shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori