Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë
Me këtë “problem” ballafaqohen shumë prindër
Nëse keni një fëmijë që është adoleshent dhe nuk e keni të lehtë të merreni me të, dijeni që nuk jeni vetëm. Shumë prindër përballen me këtë “problem”.
Psikologët këshillojnë që gjithmonë të keni parasysh atë që sado që për ju të jetë e vështirë, me siguri ata do ta kenë edhe më të vështirë dhe për këtë arsye nuk bën t’i fajësojmë.
Ka disa udhëzime që mund t’i ndiqni në mënyrë që fëmija juaj sa më lehtë ta kalojë periudhën e adoleshencës, transmeton Telegrafi.
Mos e kritikoni shijen e tyre për muzikën
Edhe pse mbase mendoni që shija e muzikës e fëmijës tuaj është e tmerrshme, është shumë me rëndësi që të mos ia thoni atë, thotë Richard Templar, ekspert i marrëdhënieve me fëmijët e kësaj moshe.
– Shija e tyre për muzikën është pjesa më e madhe e identitetit të tyre, prandaj nëse e kritikoni muzikën e tyre, ata atë e marrin si kritikë të drejtpërdrejtë personale në llogari të tyre. Nuk është e thënë që ta doni muzikën e tyre, por mos ia thoni atë – thekson Templar për “Fabulous”.
Mos gjurmoni në gjërat e tyre
Pa marrë parasysh atë sa jeni para një sprove, nëse dëshironi të mbani marrëdhënie të shëndetshme me adoleshentin tuaj, përmbahuni nga vështrimi përreth.
Mos i thoni që po bëjnë gabim (madje edhe nëse gabojnë)
Richard ka shpjeguar që është me rëndësi të theksoni që adoleshenti juaj gabon.
Nuk bën t’i jepni leksione nga jeta reale e njerëzve të tjerë, atë duhet ta shijoni vetë. Prandaj, ndihmoni të mendojnë për të, pastaj lini të ushtrojnë që vetë të marrin vendime. Ndonjëherë do të marrin vendime të gabuara, por me kalimin e kohës, do të jenë gjithnjë e më të mirë në të – thekson ai.
Mos i qortoni ata
Dhe ajo që është më e rëndësishmja, përpiquni të përmbaheni nga qortimi i adoleshentit tuaj, pa marrë parasysh sa jeni të zemëruar.
– Flisni dhe diskutoni, por mos i shtoni të bërtiturat gjithë atij presioni dhe gjërave hormonale. Kur ata bëjnë ato gabime të pashmangshme për të cilat sapo folëm, kjo është një mënyrë për t’u siguruar që ata t’ju drejtohen për ndihmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
“Seksi i Dytë”
Mësoni të puthni për t’ju mbajtur në mend!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City