Gjatë kësaj jave u bë e ditur se vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Opozita kritikoi caktimin e kësaj vlere, duke thënë se nuk është e drejtë duke marr për bazë inflacionin në vend.
Ndërkaq, të enjten në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti i bëri të ditura gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Derisa Kosova po vazhdon përpjekjet për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë, të premten mbështetja në këtë drejtim erdhi nga Turqia.
Vlera e koeficientit 105 euro
Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave bëri të ditur se për të punëtorët e sektorit publik vlera e koeficientit për paga për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro, raporton Telegrafi.
“Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks është arritur te vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105 euro, ndërsa në janar të vitit 2024, sipas Ministrisë së Financave ai do të jetë 110 euro”, ishte shprehur kryeministri Albin Kurti.
Por kjo vlerë e koeficientit nuk është pritur mirë nga partitë opozitare.
Për liderin e PDK-së, Memli Kransiqi caktimi i vlerës së koeficientit të pagave prej 105 euro është goditje e radhës nga Qeveria dhe kryeministri Kurti, kundrejt qytetarëve.
Përmes një reagimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se pafytyrësisht, kjo Qeveri dhe ky Kryeministër janë në gjendje të mashtrojnë edhe publikisht në lidhje me pagat, përqindjet dhe rritjet që janë bërë.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së tha se propozimi i LDK-së që koeficienti të ishte 125 është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi pasur në vend.
Sipas tij, ky propozim është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë.
“Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend”.
E lidhur me caktimin e vlerës së koeficientit, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 10 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik deri tani, kur ka kaluar vetëm një ditë pasi Qeveria e Kosovës e përcaktoi vlerën e koeficientit.
Nga ky institucion, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, kanë bërë të ditur se ankesa kanë marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), auditorë të brendshëm, zyrtarët komunalë, sindikata, organizata joqeveritare, infermierë e mjekë.
“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 10 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik. Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, nga organizata Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, dhe mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë se është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë.
“Pas kësaj, Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”.
Sindikatat e Shërbyesve Civilë, infermierëve, policëve e zjarrfikësve thanë se vlera prej 105 euro është e papranueshme për ta dhe paralajmëruan veprime sindikale.
Ndërsa, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thanë se megjithëse koeficienti nuk i përmbush pritjet e mësimdhënësve, nuk do ta dërgojnë Ligjin për Paga në Gjykatë Kushtetuese. Por, atakimin e tij në instancën më të lartë gjyqësore e paralajmëroi Këshilli Prokurorial i Kosovës, pasi sipas tyre, me këtë ligj është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial.
Gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti për formimin e Asociacionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.
Po ashtu, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik, raporton Telegrafi.
Pikat që përmendi kryeministri janë:
-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.
-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).
-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.
-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.
Erdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE dhe NATO
E në vazhdën e përpjekjeve për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë shteti i Kosovës ka marr mbështetje nga Turqia.
Gjatë një konference për shtyp të premten në Stamboll pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka premtuar mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ai tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në dialog, nëse i kërkohet.
Erdogan ka përkujtuar se Turqia është vendi i dytë që ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
“Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Atë kohë, kam qenë duke drejtuar mbledhjen e kabinetit dhe ma komunikuan që SHBA-ja e kishte njohur si vendi i parë, dhe thashë se ne do të jemi vendi i dytë që e njohim Kosovën. Qoftë e hajrit. Është domethënëse kjo.
Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani. Ne po vazhdojmë përpjekjet për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare. Mbështesim Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO” , ka thënë Erdogan, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu ka thënë se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret që palët të tregojnë një qasje konstruktive.
“Ne mbështesim dialogun dhe presim që palët të demonstrojnë qasje paqësore e konstruktive. Shpresojë që dialogu të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia është gati të ofrojë ndihmë për paqen në rajonin tonë nëse i kërkohet nga palët . Do të marrim hapa për të fortifikuar marrëdhëniet tona me vëllezërit kosovarë”, ka shtuar Erdogan.
Presidenti turk vlerësoi marrëveshjen e tregut të lirë mes dy vende, që sipas tij, Turqia është bërë vendi që eksporton më shumë në Kosovë.
“Mbi 610 milionë euro në vit eksportojmë në Kosovë. Duhet ta rrisim nivelin e vëllimit në 1 miliard”, ka thënë ai, duke përmendur investimet turke e ndihma zhvillimore të Turqisë për Kosovën. Ka premtuar se do të vazhdohet me projekte të çmuara.
Presidenti turk ka shprehur keqardhjen e tij për përmbytjet që ndodhën nëpër disa komuna të Kosovës si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.
Erdogan ka thënë se Turqia qëndron pranë vëllezërve kosovarë.
“Shpreh keqardhjen time për fatkeqësinë e përmbytjeve dy javë më parë në Kosovë. Duam të jemi përkrah vëllezërve kosovarë si gjithmonë. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të lehtësuar pasojat nga fatkeqësitë e përmbytjeve”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje