LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja mbledh 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

ATK-ja mbledh 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

Për 15.5 milionë euro janë rritur të hyrat tatimore për për muajin janar 2023 në Kosovë.

Kështu thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke shtuar se të hyrat e muajit janar janë 96.7 milionë euro tatime, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 19.2 për qind.

“Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit. 96.7 milionë euro tatime, janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje  për 15.5 milion euro apo 19.2%. Ndërsa, kontributet pensionale janë 18 milion euro”, thekson ATK-ja.


Tutje, thuhet se ATK-ja këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave e borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues.

“ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribuues në zhvillimin e vendit tonë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/