LAJMI I FUNDIT:

Mbi 55 për qind të mjekëve nuk pajtohen me vlerën e koeficientit të pagave

Mbi 55 për qind të mjekëve nuk pajtohen me vlerën e koeficientit të pagave

Pas publikimit të koeficientit të pagave për sektorin publik, ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës.

OMK ka bërë një pyetësor me anëtarët e saj për të parë nëse ata janë të kënaqur apo jo me vlerën e koeficientit që ka përcaktuar Qeveria.


Pyetësori është bërë me 3600 mjekë që janë pjesë e OMK-së, dhe dhe punojnë në sektorin publik.

Sipas rezultatit, nga 1415 përgjigje të anëtarëve, 55.5 për qind nuk janë pajtuar aspak që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.

Ndërkaq 31.7 për qind janë pajtuar pjesërisht, e 12.7 për qind janë pajtuar plotësisht.

OMK-ja thekson se nga 1411 respodentë, 60.9% janë mjekë specialistë, 21.9% doktorë të mjekësisë dhe 17.2% specializantë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdi, ka thënë se në këto rezultate kanë ndikuar dy çështje, një ka qenë pritshmëria për së paku 120 të jetë çmimi i koeficientit.

“Në këtë rezultate ka ndikuar shumë edhe klasifikimi në grupin e specialistëve, mjekëve specialistë dhe farmacistëve edhe të psikologëve klinikë të cilët ata vërtetë nuk janë mjek dhe s’kanë të drejtë për diagnostikim dhe përshkrim të barnave. Janë terapeist nuk janë mjek. Kjo është parë se aty, është bërë një lojë politike”, ka deklaruar Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori