Shtoni këtë në CV-në tuaj dhe shanset tuaja rriten: Pesë truke që garantojnë se do të ftoheni në një intervistë pune
Si të gjeni punë?
Truket më të mira për të ndihmuar rezymenë tuaj të dallohet nga mori e CV-ve të ngjashmeve.
Dy eksperte të burimeve njerëzore zbuluan së fundmi për Seek se çfarë duhet të përmbajë CV-ja e një personi që është gjithmonë i ftuar në intervista pune dhe sekreti është se janë gjërat e vogla që të bëjnë të dallosh nga turma e biografive të ngjashme, transmeton Telegrafi.
Theksoni arritjet tuaja
Mos kini turp dhe mos ngurroni të rendisni të gjitha sukseset që lidhen me punën tuaj. Lia Lambart nga kompania “Relaunch Me” shpjegoi se një CV që fokusohet në arritje e ndihmon një punëdhënës të kuptojë se sa i suksesshëm keni qenë në të kaluarën.
Lambart thekson se duhet të shtoni në një paragraf “arritjet kryesore” poshtë pjesës ku renditni pozicionet tuaja të mëparshme, në mënyrë që të theksoni se cilat ndryshime dhe lëvizje keni bërë në mënyrë specifike në biznes. Mund të jenë madje edhe diçka që në shikim të parë duket e parëndësishme, si p.sh. rritja e të ardhurave vjetore të kompanisë e të ngjashme.
Përdorni të njëjtën gjuhë
Kandidatët duhet të përdorin të njëjtën gjuhë në CV edhe letër motivuese si në përshkrimin e punës, përkatësisht në shpallje.
– Është e lehtë të harmonizoni gjuhën, për shembull nëse organizata përdor fjalën “klientë” në reklamë, bëni të njëjtën gjë dhe mos i quani “myshterinj” – shpjegon Lia Lambart.
Kjo do të tregojë se ju përshtateni në mënyrë të përkryer me organizatën dhe se do të përshtateni shpejt në mjedisin e punës.
Përfshini vetëm punët përkatëse
Nuk është e nevojshme të përmendni çdo punë që keni mbajtur në të kaluarën, por listoni vetëm rolet, pozicionet, projektet dhe përvojat që lidhen me punën për të cilën po aplikoni.
Shtoni një faqe me informacione interesante
Katea Gidley, Drejtoreshë Menaxhuese e Raw Talent, thotë se është e dëshirueshme që një CV të jetë tërheqëse vizualisht.
Ajo këshillon të shtoni një faqe përmbledhëse që nxjerr në pah profilin tuaj, përvojën dhe arritjet kryesore të karrierës, dhe të siguroheni që të bie në sy, sepse njerëzit zakonisht shpenzojnë një deri në tre minuta duke shqyrtuar CV-në e një kandidati.
Adresoni kriteret kryesore
Gidley, gjithashtu rekomandon të siguroheni që letra juaj motivuese liston të gjitha aftësitë, njohuritë dhe kualifikimet kryesore të kërkuara për punën specifike. Nëse nuk janë aty, CV-ja juaj nuk do të merret parasysh edhe nëse gjithçka tjetër është perfekte. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Profesionet që lakmojnë meshkujt
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?