LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina humb nga TalTech

Sigal Prishtina humb nga TalTech
(Foto: KB Prishtina/basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka pësuar nga TalTech me rezultat 73-91 (18:19, 16:27, 17:25, 22:20), në ndeshjen e fundit në grupe për prishtinasit. Sfida u zhvillua në Talin të Estonisë.

Bardhekaltrit përfundojnë garat me dy fitore e katër humbje, kurse TalTech me një fitore dhe pesë humbje, ku pikërisht fitoren e parë e realizuan ndaj kryeqytetasve.


Derrick Wilson ishte më i miri te prishtinasit me 24 pikë të shënuara.

Sigal Prishtina mposht ekipin Siauliai në Estoni
Lexo po ashtu Sigal Prishtina mposht ekipin Siauliai në Estoni

Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë dhe të tretë, ku TalTech u shkëput në rezultat dhe realizoi fitoren e parë në këtë edicion.

Tri skuadrat e para kanë siguruar kualifikimin tutje, ndërsa mbetet gara e vetme për vendin e katërt dhe të fundit që siguron kualifikimin. Kjo do të mësohet pas përfundimeve të gjithave ndeshjeve në Grupin A.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori