LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,47% në raport me vendimin e datës 20.1.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënoj ekstra i lehtë për 0,799 % dhe te mazuti për 0,848%.


Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,102%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,228 den/kg dhe do të jetë 41,042 den/kg.

Nga data 24.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS95 – 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS98 – 85,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 84,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 83,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,042 (denarë/kilogram)