LAJMI I FUNDIT:

Google do t’i pushojë nga puna 12 mijë punëtorë

Google do t’i pushojë nga puna 12 mijë punëtorë

Alphabet që është kompania mëmë e Google ka njoftuar se do të pushojë nga puna 12 mijë punëtorë.

Shefi i Google, Sundar Pichai me anë të një e-maili dërguar personelit është shprehur se ai merr “përgjegjësinë e plotë” për shkurtimet e fundit.

Këto largime do të prekin 6 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë në mbarë botën, duke përfshirë edhe ekipin e burimeve njerëzore dhe të inxhinierinë.


Ky vendim vjen disa ditë pasi Microsoft ka njoftuar se do të reduktoj 10 mijë vende të punës dhe një javë pasi Amazon njoftoi për shkurtimin e 18 mijë pozitave.

Microsoft, Amazon, Twitter dhe kompanitë e tjera të teknologjisë gjatë vitit të kaluar larguan nga puna mbi 60 mijë punëtorë
Lexo po ashtu Microsoft, Amazon, Twitter dhe kompanitë e tjera të teknologjisë gjatë vitit të kaluar larguan nga puna mbi 60 mijë punëtorë

“Derisa ky tranzicion nuk do të jetë i lehtë, ne do të mbështesim punëtorët, ndërsa ata kërkojnë mundësinë për një të ardhshme”, ka shkruar Pinchai.

Shkurtimet e vendeve të punës nga sektori i teknologjisë po rritet, pasi kompanitë që udhëhoqën tregun 10-vjeçar të rritjes ekonomike po ballafaqohen me një realiteti të ri.

Nga 15 kompanitë kryesore të teknologjisë, numri i punëtorëve që është larguar gjatë vitit 2022 është 63,780. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori