LAJMI I FUNDIT:

Pioli mendon ndryshimin e taktikave për t’i dhënë fund krizës së Milanit

Pioli mendon ndryshimin e taktikave për t’i dhënë fund krizës së Milanit

Stefano Pioli thuhet se mund të përdorë dy sisteme të ndryshme në ndeshjet e ardhshme, duke shpresuar t’i japë fund formës së keqe të Milanit.

Kuqezinjtë kthehen në stërvitje nesër pas humbjes 3-0 në përballjen ndaj Interit të mërkurën në kuadër të finales së Superkupës së Italisë.

Fillimi i vitit i Milanit ka qenë i tmerrshëm, pavarësisht humbjes së tyre në derbi. Ata kanë fituar vetëm një ndeshje, duke barazuar kundër Romës dhe Lecces dhe duke u përballur me eliminimin e Kupës së Italisë nga Torino.


Kampionët aktual të Serie A duken më të prekshëm se vitin e kaluar, kështu që Pioli thuhet se po mendon të ndryshojë sistemin për ndeshjet e ardhshme.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli mund të kalojë në sistemin 4-3-3 kundër Lazios të martën. Në letër, ky formacion i ri do t’i lejonte kuqezinjtë të mbuloheshin më shumë në qendër të mesfushës.

Rade Krunic do të rikthehet në stërvitje nesër, kështu që ai do të jetë në dispozicion kundër Lazios javën e ardhshme dhe mund të fillojë në mesfushë së bashku me Sandro Tonalin dhe Ismael Bennacer, të cilët vuajtën kundër Interit.

Një tjetër opsion për Piolin është formacioni 4-4-2 i cili do t’i ofronte më shumë mbështetje sulmuesit qendror Olivier Giroud.

Charles De Ketelaere, Brahim Diaz, Ante Rebic, Divock Origi dhe madje edhe Rafael Leao është ndër partnerët e mundshëm të sulmuesit francez, i cili ka shënuar nëntë gola në 24 ndeshje këtë sezon, por ende nuk e ka gjetur rrjetën në 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori