Gjermania ka zbritur nga fundi i listës së vendeve tërheqëse të biznesit dhe vështirë se mund të vazhdojë të konkurrojë me vendet skandinave dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë po bëjnë më mirë vendet e tjera?
Në renditjen e publikuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW), Republika Federale e Gjermanisë ka rënë me katër vende dhe tani renditet në vendin e 18-të nga 21 vende të krahasuara. Çmimet e larta të energjisë dhe rregulloret e pafavorshme për kompanitë patën një efekt veçanërisht negativ. Ekspertët e vlerësojnë si të keqe edhe barrën e lartë tatimore, edhe pse në këtë fushë ka pasur përmirësime.
“Gjermania si një vend industrial ka humbur shumë nga cilësia e saj”, thotë Rainer Kirchdörfer, kreu i Fondacionit të Biznesit Familjar.
Sidomos çmimet e larta të energjisë, për të cilat ne mund të bëjmë pak, duhet të japin një nxitje për të përmirësuar kushtet e tjera kornizë për investime.
Sipas ZEW, një avantazh i madh për Gjermaninë si vend biznesi është borxhi relativisht i ulët i shtetit dhe i familjeve private.
“Kjo i jep shtetit mundësinë të reagojë ndaj krizave, por edhe këtu Republika Federale, e cila dikur ishte në një pozitë të mirë, tani ka rënë në mesfushë”, sqarojnë ekspertët.
Kritika ndaj politikës së tatimeve
Fondacioni për Bizneset Familjare, i cili publikon këtë studim, ka bërë thirrje veçanërisht për uljen e taksave.
“Kur bëhet fjalë për barrën tatimore për bizneset familjare, Gjermania vazhdon të jetë e parafundit”, shpjegoi fondacioni.
ZEW thekson se Gjermania ka rënë në këtë fushë me reformën e tatimit mbi trashëgiminë e vitit 2016 dhe nuk është rikuperuar që atëherë për shkak të “pasivitetit të vazhdueshëm të politikës tatimore gjermane ndër vite”.
“Edhe raporti mes kostos së punës dhe produktivitetit tregon një trend të pafavorshëm në krahasim me konkurrencën”, theksojnë sipërmarrësit familjarë.
Megjithatë, ZEW shprehet se zhvillimin e përgjithshëm pozitiv të rezultateve të PISA si një anë e mirë e aseteve gjermane.
Në përgjithësi, pozicioni i Gjermanisë jep “arsye të konsiderueshme për shqetësim”.
“Në një krahasim ndërkombëtar, bizneset familjare në Gjermani ballafaqohen me taksa më të larta, me ngarkesa më të larta rregullatore si dhe kosto më të larta të energjisë, sesa në shumicën e vendeve të tjera”, shpjegoi ZEW.
Infrastruktura dhe institucionet vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht, por edhe më tej janë dukshëm më keq se në vendet më të vogla si Zvicra apo Danimarka.
Cilat vende renditen më mirë?
Në renditje, Gjermania është tani pak pas Francës. Vetëm Hungaria, Spanja dhe Italia janë në pozitë më të keqe. Kompanitë në SHBA, Kanada, Suedi dhe Zvicër kanë kushtet më të mira për biznes. Për sa i përket pikëve, Austria dhe Holanda humbën edhe më shumë pikë se Gjermania. Ato kanë probleme në fushën e rregullimit dhe energjisë. Japonia dhe Suedia janë përmirësuar më së shumti.
SHBA-ja shquhet me vlerësime të mira për faktorët e vendndodhjes për energjinë e lirë dhe rregullimin miqësor ndaj biznesit. Megjithatë, ZEW thekson inflacionin e lartë si një faktor rreziku: presioni mbi çmimet dhe mbi pagat është veçanërisht i lartë në SHBA, e këtu duhet shtuar edhe dollari i fortë.
Megjithatë, duhet pasur parasysh gjithashtu se shtetet në vendet nga 14 deri në 19 janë shumë afër njëra-tjetrës. Por nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes në renditjen e Gjermanisë.
Në disa studime të tjera të bëra kohët e fundit ka pasur vlerësime më pak pesimiste. Rënia e frikshme e investimeve të huaja në Gjermani në vitin 2022 nuk ndodhi.
“Në disa çështje, siç është hapja e selive të kompanive, gjërat duken madje më mirë se në vitin 2021”, thotë Robert Hermann, drejtor menaxhues i Agjencisë Federale të Zhvillimit të Biznesit (GTAI).
Në vitin 2021, gjithsej 1,806 kompani të huaja kanë hapur në Gjermani degët e tyre – që është një rritje prej 7 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri