LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla flet për ambasadorin Berishaj: Nuk mund të shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – po presim faktet

Gërvalla flet për ambasadorin Berishaj: Nuk mund të shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – po presim faktet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur për çështjen e ambasadorit Martin Berishaj.

Gërvalla ka shtuar se deri në këto momente nuk është se ka informacion zyrtar për shkeljet që po pretendohet se janë kryer nga ambasadori Berishaj.

“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkojë nga shtetet që janë përmendur që përmes rrugëve zyrtare që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të mediave të ndryshme ndaj tij”, ka thënë Gërvalla.


Ajo ka shtuar se një ambasador nuk mund të shkarkohet vetëm për shkak të spekulimeve mediale.

“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale, por në momentin kur ka arsye faktike. Deri në këto moment unë nuk kam as edhe një informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur”, u shpreh ministrja.

Ministrja Gërvalla tutje shtoi se ambasadori Berishaj ka treguar gatishmëri që të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe aty do të ketë mundësi tu përgjigjet pyetjeve tuaja.

Në anën tjetër, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, nuk e ka komentuar rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një konferencë për media pas takimit që pati me homologen kosovare, Donika Gërvalla, u pyet nga gazetarët për Berishajn.

“Për çështjet që kanë të bëjnë dhe merret sistemi i drejtësisë, unë nuk do të komentoj”, ka thënë Fajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori