LAJMI I FUNDIT:

Milani e nis me fitore, triumfon ndaj Salernitanas

Milani e nis me fitore, triumfon ndaj Salernitanas
(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani e ka nisur me fitore rikthimin në kampionatin italian duke e mposhtur Salernitanan në Stadio Arechi me rezultat 2-1.

Rossonerët e filluan furishëm gjysmën e parë të sfidës së vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A me dy gola të shpejtë.


Sandro Tonali dhuroi një asistim të mrekullueshëm drejt Rafael Leaos, i cili e kaloi edhe portierin dhe e realizoi golin e parë (10’).

Pas asistimit, Tonali u regjistrua edhe në listën e golashënuesve duke realizuar në tentativën e dytë (15’). Asistues ishte Brahim Diaz.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Të njëpasnjëshme ishin rastet e mysafirëve edhe në minutat në vazhdim, të cilat patën mundësi shumë të mira shënimi, sidomos përmes Brahim Diaz e Olivier Giroud, porse shkuan në pushim me dy gola epërsi.

Fraksioni i dytë ishte më i qetë në krahasim me pjesën e parë, megjithëse mundësitë nuk munguan. Brahim Diaz e devijoi një top që përfundoi në gol, megjithatë më pas u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit të VAR-it.

(Foto: Getty Images)

Dhe derisa vizitorët nuk i konvertonin rastet e tyre, vendasit e bënë dramatik fundit duke e ngushtuar rezultatin me golin e Federico Bonazzolit (83’), edhe pse luan me një lojtar më pak në fushë – pas përjashtimit të Domagoj Bradaric me karton të kuq (75’).

Pas kësaj fitoreje, Milani e ka ngushtuar në pesë pikë diferencën me Napolin, mirëpo lideri do ta zhvillojë më vonë sfidën kundër Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori