LAJMI I FUNDIT:

“Senzacioni i internetit” nga Telegrafi Maqedoni

“Senzacioni i internetit” nga Telegrafi Maqedoni

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë më 28 nëntor ishin epiqendra e vëmendjes në Tetovë nga qytetarët që festonin ditën e mëvetësisë shqiptare, por edhe në internet nga bashkëatdhetarët shqiptar që jetojnë në diasporë.

Një video e publikuar nga Telegrafi Maqedoni mori vëmëndjen e e më shumë se 1 milion shqiptarëve anembanë botës dhe për këtë, Telegrafi Maqedoni vendos që t’i shpall këto nxënës si: Senzacion i internetit.


Për këtë ngjarje, drejtori i mjekësisë, Binas Pajaziti tha: “Faleminderit për vlerësimin e idesë dhe kontributit tonë, gjithsesi ky çmim i rëndësishëm për ne si shkollë për arsye se vlerësoeht kontributi i nxënësve, ideja dhe realizimi i projektit të rëndësishëm për shkollën tonë, për shqiptarët në përgjithësi, por mbi të gjitha për përcjelljen e mesazhi për brezat e ri, se tradita duhet të ruhet dhe idetë fisnike të rilindasve duhet kultivohen brez pas brezi deri në realizimin final të tyre”.

Ndërsa, drejtori i Telegrafi Maqedoni tha: Ishte kënaqësi dhe krenari për ne që ta japim këtë çmim si senzacion i vitit për nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë, pasi që organizimi u pa nga më shumë se një milion njerëz dhe ne vlerësojmë atë që bën të bukur kombin shqiptar këtu në Maqedoni.

Përfaqësuesit e nxënësve thanë:
“Këtë vit më shumë rëndësi iu përkushtua festës së 28 nëntorit ku u organizua marshi i Isa Boletinit ku morën pjesë 110 djem të veshur si Isa Boletini dhe dy vajza të cilat luajtën rolin e Shote Galicës” tha Rinora Jusufi.

“Për mua si nxënës i kësaj shkolle ka qenë një krenari e madhe të jem pjesë e një nga 100 Isa Boletinët dhe padyshim që emiconet dhe krenari kanë qenë pjesë e pandashme që na kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit, si në prova ashtu edhe gjatë performancës” tha Ernest Emurllahu.

Organizatorët e këtij marshi thanë “Falënderojmë Telegrafin e Maqedonisë për çmimin që na ndau, me të vërtetë jam shumë e lumtur, një kohësisht falënderoj edhe nxënësit, familjet e tyre që me aq entuziazëm dhe me aq atdhedashuri punuan këtë proejkt” tha Zyra Murati, pedagoge e shkollës.

Përndryshe, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore kanë zbukuruar festat e nëntorit në Tetovës për vite me radhë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori