Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë në afërsi të patrullës së KFOR-it në Zubin Potok.
KFOR-i konfirmoi mbrëmë se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle të tij në njëren nga katër komunat e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Misioni i NATO-s në Kosovë, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se është duke e hetuar këtë incident, dhe konfirmoi se i njëjti ka ndodhur nga persona të panjohur të cilët kanë qenë të armatosur.
“KFOR-i është duke hetuar një incident indirekt zjarri i cili ndodhi më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it. Incidenti nga persona të panjohur të armatosur ndodhi në zonën e Zubin Potokut. Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
KFOR ka theksuar se është e rëndësishme që palët të shmangin çdo retorikë që mund të shkaktoj tensione dhe të përshkallëzoj situatën.
“Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.
Ne presim që të gjithë akterët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, kanë deklaruar nga KFOR-i për Telegrafin.
KFOR ka shtuar se komandanti i këtij misioni të udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se “ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces”.
“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Mediat serbe raportuan të dielën mbrëma se rreth orës 19:45 janë dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok, dhe se të shtënat kanë ndodhur pasi Policia e Kosovës “ka dashur të heqë njërën nga barrikadat” në këtë komunë në veri të Kosovës.
Por, Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok.
“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi. PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka mohuar se serbët kanë qëlluar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zubin Potok.
“Informatat tona nga terreni thonë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj KFOR-it. “Serbët në veri i respektojnë pjesëtarët e KFOR-it, të cilët janë aty në përputhje me Rezolutën 1244”, tha ai për njërin nga televizionet serbe.
Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga Policia e Kosovës.
Ai u arrestua nën dyshimet për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Brenda këtij viti së paku edhe 50 shërbime të reja në e-Kosova, Bislimi tregon disa nga masat në kuadër të Programit për integrim evropian
“E Djathta” publikoi një letër të pretenduar nga Palevski drejtuar ministrit Lloga
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit