LAJMI I FUNDIT:

Trendët më modernë në vitin 2023 për shtëpinë tuaj!

Trendët më modernë në vitin 2023 për shtëpinë tuaj!

Këto ngjyra sjellin ngrohtësi dhe ngrenë humorin – shmangeni vetëm një

Ekspertët na këshillojnë se çfarë duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë, sidomos në hapësirën më funksionale, siç është kuzhina.


Nëse planifikoni të rirregulloni shtëpinë apo të filloni nga zeroja, ja cilat risi ju presin!

E para, kuzhinat tërësisht të bardha më nuk janë interesante dhe vendin e tyre e zënë ato të cilat kombinojnë ngjyrat e shndritshme dhe të errëta, transmeton Telegrafi.

Ngjyrat

Pronarët e shtëpive e shohin joshjen në përzierjen e elementeve varëse me nuanca më të errëta me pult të bardhë dhe anasjelltas – me dollapë të shndritshëm dhe banakë të errët, shpjegoi dizajnerja e enterierit Kristina Phillips, ndërsa kolegia e saj, Sarah Bowen, theksoi se dhomat e integruara do të vazhdojnë të jenë në trend edhe në vitin 2023.

Sa u përket ngjyrave të tjera, do të mbizotërojnë ato të ngopurat.

“Njerëzit duan të ndiejnë diçka emocionale në hapësirat e tyre dhe do ta arrijnë këtë me ngjyra të ngopura si jeshile e errët pylli, kafe e pasur në të kuqërremtë, ametist ose blu xhevahiri, në vend të ngjyrave neutrale dhe të bardhës”, tha Julia Dempster, një tjetër stiliste e brendshme.

Ngjyrat e hapura

Gjithashtu, të ashtuquajturat kuzhina të hapura, me një tavolinë në mes të dhomës dhe shumë hapësirë të lirë përreth, po bëhen gjithnjë e më të njohura. Gjithashtu, një tjetër koncept i hapur dhe kësaj radhe elektroshtëpiake të vogla do të jenë në trend në vitin 2023.

“Pajisjet janë bërë jashtëzakonisht moderne dhe kanë ikur koha kur ato duhej të fshiheshin. Dizajni i kuzhinës përfshinte kabinete të larta për të fshehur gjithçka nga mikrovalët te frigoriferët, por kjo nuk është më kështu,” shpjegoi një tjetër dizajner i enterierit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
Vetëm kështu do të lani xhupin me pendla në shtëpi, por që të mos prishet

Vetëm kështu do të lani xhupin me pendla në shtëpi, por që të mos prishet

Bëje vet
Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Femrat problemet i zgjidhin me bisedë, ndërsa meshkujt me seks

Lifestyle
Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Stil
Kalo në kategori