LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: 10 policët e Podujevës që po shërbejnë në veri të vendit kanë mbështetjen time dhe të llapjanëve

Bulliqi: 10 policët e Podujevës që po shërbejnë në veri të vendit kanë mbështetjen time dhe të llapjanëve

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi thotë se 10 policët nga Stacioni Policor i Podujevës që po kryejnë misionin në veri kanë mbështetjen e tij dhe të popullit të Podujevës.

Bulliqi në një postim në Facebook, tha se Policia e Kosovës me qëndrueshmërinë e tyre në veri të vendit, po tregojnë përkushtim maksimal në misionin e tyre për ofrimin e sigurisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.


“Nga Stacioni Policor në Podujevë i kemi mbi 10 zyrtarë policorë që po shërbejnë në veri të vendit për çdo ditë, gatishmëria dhe morali i lartë i tyre është për tu admiruar”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai thotë se ata policë kanë gjithë mbështetjen e tij dhe të qytetarëve llapjanë, “me vullnetin e dashurinë që po tregojnë ndaj atdheut meritojnë respektin maksimal të secilit nga ne”.

“Uroj që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe veriu i vendit t’i kthehet normalitetit”, ka shkruar Bulliqi.

Nga data 10 dhjetor, grupe të serbëve i barrikaduan rrugët në veri të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të një ish-polici serb.

Policia e Kosovës arrestoi Dejan Pantiqin, nën dyshimet se ka marrë pjesë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori