LAJMI I FUNDIT:

Një MacBook Air me një ekran 15.5 inç pritet në pranverë

Një MacBook Air me një ekran 15.5 inç pritet në pranverë

Së bashku me MacBook Air 13.6 inç, Apple duhet të prezantojë variantin më të madh në pranverë, i cili do të vijë me një ekran 15.5 inç.

Gazetari i Bloomberg, Mark Gurman njoftoi në qershor të këtij viti se Apple po punon për një model më të madh MacBook Air dhe tani Ross Young po e sugjeron atë. Sipas burimeve të tij, gjiganti i teknologjisë me bazë në Cupertino do të fillojë prodhimin e paneleve që në tremujorin e parë të 2023, duke sugjeruar që Air më i madh mund të zbulohet gjatë pranverës.


Një supozim i ngjashëm është bërë nga Gurman, që do të thotë se rifreskimi më i madh për MacBook Air që nga lëshimi i tij i parë në 2008 është me të vërtetë në rrugë.

Yang megjithatë ka dhënë më shumë detaje, ndaj thotë se laptopi i ri i Apple nuk do të ketë një ekran 15 inç, por 15.5 inç, i cili do të bashkëjetojë me atë “standard” prej 13.6 inç.

Siç u përfol më parë, pjesa tjetër e specifikimeve duhet të mbetet e njëjtë, që do të thotë se MacBook Air 15.5 inç do të jetë vetëm një version më i gjerë i modelit M2 13.6 inç, të cilin Apple e prezantoi në WWDC të këtij viti.

Kujtojmë se në mesin e vitit u tha se Apple është duke punuar në mënyrë aktive për një laptop 12 inç, i cili duhet të prezantohet vitin e ardhshëm ose në fillim të 2024. Nuk ka ende detaje, kështu që nuk dihet nëse ai laptop do të jetë pjesë e linjës Air apo Pro, por është interesante të theksohet se kompania prezantoi laptopin e fundit 12 inç në vitin 2015. /Telegrafi/