Ander Herrera shpërthen në lot dhe largohet nga podkasti i United, ndërsa flet se si u trajtua nga klubi
Ish-mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, shpërtheu në lot dhe më pas u largua nga një intervistë pasi tregoi se si ndodhi largimi i tij nga klubi.
Spanjolli ishte i preferuari i tifozëve gjatë kohës së tij në Mançester, duke bërë 189 paraqitje dhe duke luajtur mbi 12,000 minuta në total.
Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrave që fituan FA Cup, EFL Cup dhe Ligës së Evropës gjatë pesë sezoneve në “Old Trafford”.
Pasi United zgjodhi të mos rinovojë marrëveshjen e tij në vitin 2019, Paris Saint-Germain hyri dhe siguroi spanjollin për një marrëveshje pesëvjeçare.
Herrera u paraqit 95 herë për skuadrën franceze gjatë tre sezoneve përpara se të bashkohej me Athletic Bilbaon në huazim këtë verë.
Por, ai do të mbahet mend më shumë për kohën e tij në Angli. Ndërsa shumë do ta kujtojnë atë për markimin që ia bëri Eden Hazardit gjatë një ndeshjeje në sezonin 2016/17, Herrera gjithmonë jepte 100 për qindëshin në fushë në fanellën e United.
Ai së fundi zhvilloi një intervistë për podkastin e Manchester United, duke diskutuar për kohën e tij në klub; me intervistën e plotë që do të publikohet pas kësaj fundjave.
Gjatë podkastit, ai diskutoi largimin e tij nga klubi, duke thënë se ndjente se situata e tij e kontratës ishte keqtrajtuar në atë kohë.
“Të largohesha, ishte e vështirë sepse gjashtë muaj më parë, pesë muaj më parë, prisja atë ofertë që unë të qëndroja”, shpjegoi ai.
“Nuk dua, nuk është momenti për të folur keq për askënd dhe nuk do ta bëj, por pas sezonit të tretë me klubin prisja pak më shumë nga klubi në atë kohë. Mora çmimin Lojtari i Vitit nga tifozët dhe klubi nuk më thirri atë verë për të nënshkruar një kontratë të re, dhe ata e bënë me lojtarë të tjerë”.
“Kjo ishte e dhimbshme për mua, sinqerisht”.
Kur u pyet nëse ndihej emocional duke u larguar nga klubi, Herrera iu referua një fotografie që kishte bërë me vajzën e tij dhe emocionalisht shpërtheu në lot.
Më pas iu desh të bënte një pushim përpara se të kthehej për të përfunduar podkastin e plotë.
Intervista e plotë do të publikohet të hënën në orën 18:00, ekskluzivisht në United App, në ManUtd.com dhe MUTV. /Telegrafi/
💔🇪🇸
🎥 @ManUtd pic.twitter.com/UE5aYm0sDw
— UtdPlug (@UtdPlug) December 17, 2022
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit