LAJMI I FUNDIT:

Andonov: Qeveria e RMV-se dhe KRRE-ja vendos për çmimin e energjisë elektrike

Andonov: Qeveria e RMV-se dhe KRRE-ja vendos për çmimin e energjisë elektrike

Në seancë të mbyllur, Qeveria do të vendosë për çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga EMV, e që është vetëm një komponent që e formon çmimin përfundimtar të energjisë elektrike që qytetarët do ta paguajnë në vitin 2023. Këshilltari për Energji në Qeveri, Viktor Andonov, sipas informacioneve që ka, thotë se EMV ende nuk i ka dorëzuar kalkulimet për vitin e ardhshëm.

“Në periudhën në vijim do të merren vendime të rëndësishme për çmimin e energjisë elektrike. Çmimin përfundimtar e vendos Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Qeveria vendos për çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga EMV, që është vetëm një komponent në çmimin përfundimtar. Qeveria do t’i shqyrtojë të gjitha të dhënat, analizat dhe projeksionet në një seancë me dyer të mbyllura pasi ato të dorëzohen nga ESM.”- deklaroi Viktor Andonov, Këshilltar i Qeverisë për Energjetikë.

I pyetur për deklaratat e disa ministrave se çmimi i rrymës do të mbetet i pandryshuar ose do të ulet, Andonov tha kur t’i kenë të dhënat e sakta për të gjitha komponentët që e formojnë çmimin, do të mund të flasin për çmimin përfundimtar.


“Ministrat dhe zyrtarët e Qeverisë kanë folur për punën e EMV-së, duke e pasur parasysh se si ka punuar vitin paraprak, për sasitë e prodhuara të energjisë elektrike dhe për planin që po punohet për prodhimin e energjisë për vitin e ardhshëm, në bazë të atyre projeksioneve zyrtarët dhanë deklarata të tilla se janë bindur se nuk do të ketë rritje të dukshme të çmimit dhe se nuk do të ketë rritje në përgjithësi, pra kjo lidhet vetëm me punën e EMV-së.”- tha Viktor Andonov, Këshilltar i Qeverisë për Energjetikë.

Mbi 500 subjekte janë regjistruar deri më tani në thirrjen për shfrytëzim të subvencionuar të energjisë elektrike për shkolla, kopshte dhe kompani nga industria ushqimore. Lidhur me arsyet e dhëna nga disa shkolla dhe komuna se këto janë procedura të komplikuara, Andonov theksoi se subjektet që kanë aplikuar i kanë plotësuar dokumentet për pesë minuta dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë aplikuar ta kontaktojnë Qeverinë ose SHA EMV nëse kanë nevojë për ndihmë gjatë aplikimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori