LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga tentativa e grushtit të shtetit në Gjermani: Mes të arrestuarve është edhe babai i të dashurës së David Alabas

Detaje të reja nga tentativa e grushtit të shtetit në Gjermani: Mes të arrestuarve është edhe babai i të dashurës së David Alabas

Detaje të reja të përpjekjes së ekstremistëve të krahut të djathtë për të kryer një grusht shteti në Gjermani kanë dalë në sipërfaqe. Gjegjësisht, u zbulua se në mesin e të arrestuarve ishte një shef i njohur kuzhine, vajza e të cilit është e dashura e futbollistit të Real Madridit, David Alaba, dhe një ish-oficer policie i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e komunitetit hebrenj nga sulmet terroriste.

Shefi i kuzhinës, Frank Hepner u arrestua më 7 dhjetor në një hotel me pesë yje në vendpushimin austriak, Kitzbuhel. Ai dyshohet se ishte anëtar i shtabit komandues të degës ushtarake të grupit të ekstremit të djathtë Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), të cilin qeveria e cilësoi si terrorist.


Pretendohet se ai ishte përgjegjës për rekrutimin e anëtarëve të rinj, për blerjen e armëve dhe pajisjeve të tjera, si dhe për ndërtimin e infrastrukturës së komunikimit dhe IT. Përveç kësaj, besohet se ai ishte i ngarkuar me sigurimin e ushqimeve për anëtarët e të ashtuquajturit ushtrisë së re gjermane, raporton theguardian.

Gazeta austriake Die Presse, duke cituar pretendimet e hetuesve, raportoi se 62-vjeçari Hepner supozohej të ishte kuzhinieri personal i Princit Heinrich XIII, i cili u vendos si mbret i mbretërisë së vetëshpallur gjermane. Sipas hetuesve, Hepner siguroi para, pajisje gatimi, një kamping dhe një gjenerator për qëllime emergjente, transmeton Telegrafi.

Vajza e tij 28-vjeçare Shalimar ka një djalë me futbollistin Alaba, i cili është anëtar i kombëtares austriake, i cili ka lindur në vitin 2019. Alaba nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve austriakë dhe gjermanë.

Ish-oficeri i policisë Michael Fritsch u arrestua me partneren e tij, Melanie Ritter pranë Hannoverit. 58-vjeçari u pezullua në vitin 2020 pasi mori pjesë në protesta nga ata që besojnë se coronavirusi nuk ekziston. Ai kishte kandidat për deputet nga partia DieBasis, e cila doli nga lëvizja Querdenker. Kjo lëvizje mohon ekzistencën e coronavirusit. Fritsch ka apeluar pezullimin, i cili ende nuk është vendosur.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë) është distancuar nga ish-anëtarja, Birgit Malsak-Winkemann, një gjyqtare e cila gjithashtu u arrestua më 7 dhjetor në shtëpinë e saj në pjesën perëndimore të Berlinit. Pretendohet se ajo ishte ndër personat kyç që planifikuan grushtin e shtetit dhe se synonte të bëhej Ministre e Drejtësisë pas grushtit të shtetit.

Malsak-Winkemann, i cili ishte gjithashtu një parlamentar, dyshohet se i dha degës ushtarake të Qytetarëve të Rajhut informacione të rëndësishme logjistike se si të futeshin në Reichstag, ndërtesa e parlamentit.

Gazeta Der Spiegel raportoi se pistoleta nëntë milimetra, shpata, thika, armë trullosëse, helmeta, pajisje për shikim natën dhe armë policie ishin midis sendeve të sekuestruara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori