“Ne nuk e duam luftën, asnjëherë, por nëse ajo do të na imponohet, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi deri në atomin e fundit”, tha sot ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj në një intervistë për Euronews Albania, pyetur nëse situata në veri mund të përshkallëzohet.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ai që jep urdhra për ta bërë sa më të pasigurt zonën e veriut të Kosovës.
“Është problem të ketë një qetësi derisa në Serbi të ndryshohet mentaliteti shovinist, të cilën ata e kanë të mbjellë prej Vasa Çubriloviç, ndoshta edhe më herët. Aty ka shumë burime helmesh të cilët helmojnë popullin e tyre së pari dhe shkaktojnë probleme të herëpashershme ndaj kombit shqiptar”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së nga Mallakastra.
“Në veri zbatohen të gjitha urdhrat e kriminelit i cili erdhi në Tiranë në datën 6. Ata zbatojnë me përpikëri urdhrat e Vuçiqit për ta bërë sa më të pasigurt zonën e veriut, për të arritur kërkesën dhe maninë e tij se veriu duhet të udhëhiqet vetëm prej serbëve dhe aty nuk kanë çfarë bëjnë shqiptarët”, tha Zotaj.
“Këtë ne e kemi pritur. Ne nuk e duam luftën, asnjëherë, por nëse ajo do të na imponohet, jemi të gatshëm t’i përgjigjemi deri në atomin e fundit, ashtu siç e kemi shprehur më herët, ashtu siç kemi qenë. Ne do të ballafaqohemi edhe me kriminelët, dhe me tradhtarët për të mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut tonë. Serbia, me intrigat, me vrasjet, me kërcënimet, ndoshta me gjithçka që mund të përdorë, nuk do arrijë asnjëherë të na mposhtë e të na gjunjëzojë, qoftë duke vrarë emigrantët tanë që kalojnë ande, qoftë duke shpërthyer bomba në veri të Mitrovicës. Edhe ne nuk jemi më ata të 1999, edhe ne jemi sofistikuar, jemi shkolluar dhe jemi përgatitur me forcat e NATO-s”, theksoi ai.
Meçan Zotaj është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai është nga jugu i Shqipërisë, më saktësisht nga Mallakastra. Gjatë kohës së luftës në Kosovë, Zotaj jetonte në Kretë të Greqisë. Kjo nuk e pengoi që ai ta braktiste jetën atje, për të shkuar dhe luftuar në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapet me 53.3 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Qafë Thanë
Sot shënohet dita e policisë në Maqedoni, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
Vetëflijimi i nënës me tre fëmijët në lumin Bunë, ditë e trishtueshme në shkollën e dy vajzave të gjetura pa jetë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'