LAJMI I FUNDIT:

A e keni ditur që soda e bukës mund të prishet? Shihni kur duhet ta zëvendësoni

A e keni ditur që soda e bukës mund të prishet? Shihni kur duhet ta zëvendësoni

Nëse ka një përbërës në kuzhinë që është i gjithanshëm dhe bën mrekulli për shumë probleme shtëpiake, ai është soda e bukës

Përveç gatimit, përdoret për pastrim, trajtim dhe ndoshta më së shumti është i njohur për ju si pastrues dhe një agjent që mban frigoriferin me erë të freskët.


Megjithatë, nëse afati i sodës së bukës ka skaduar, freskia e frigoriferit tuaj patjetër do të rrezikohet.

Si ta dini se soda juaj e bukës është bërë keq? Për ta kuptuar, përzieni me ujë të nxehtë dhe uthull, shkruan Lifesavvy, përcjell Telegrafi.

Soda e bukës është e shkëlqyer në parandalimin e aromave të pakëndshme në frigorifer, sepse thith të gjitha grimcat me erë të keqe të ushqimit që notojnë në të. Pra, kur ajo sodë buke më në fund skadon, çfarë mund të ndodhë? Epo, frigoriferi me erë.

Edhe pse përdorimi i sodës së bukës së cilës i ka kaluar afati i përdorimit nuk do t’ju bëjë dëm nëse e konsumoni, pjekurinat tuaja mbase nuk do të dalin aq të mira, andaj gjithsesi dëshironi të dini a i ka kaluar afati i përdorimit.

Për t’u siguruar a i ka kaluar afati i përdorimit sodës së bukës, thjesht përzieni gjysmë gote ujë të nxehtë dhe një të katërtën e lugës së vogël me uthull të bardhë apo uthull molle. Pastaj tretjes shtoni një të katërtën e lugës së vogël sodë buke. Nëse menjëherë gurgullon apo krijon flluska, ende është e përdorshme, nëse jo, është koha ta hidhni. Soda e bukës ka kimikate të cilat e shkaktojnë këtë reaksion.

Duke i testuar ato, do të vërtetoni nëse këto kimikate janë ende aktive. Prandaj, nëse ato nuk janë aktive, frigoriferi juaj mund të mos ketë erë të freskët dhe pasta mund të mos ngrihet.

Fakt argëtues: Ju mund të bëni të njëjtin test me pluhurin për pjekje vetëm duke shtuar ujë pa uthull.

Pra, nëse zbuloni se soda e bukës nuk po e freskon frigoriferin tuaj, ndoshta ka ardhur koha ta zëvendësoni atë. /Telegrafi/