LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ndihmon Ballkanin Perëndimor me një miliard euro për krizën energjetike

BE-ja ndihmon Ballkanin Perëndimor me një miliard euro për krizën energjetike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashket që po mbahet pas Samitit në Tiranë ka thënë se kanë ndarë një miliard euro ndihmë për shtetet e Ballkanit Perëndimor që të përballojnë krizën energjetike e cila mund të kaplojë rajonin këtë dimër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashket që po mbahet mes saj së bashku me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka folur dhe ka thënë se kanë ndarë një miliard euro ndihmë për shtetet e Ballkanit Perëndimor që ta përballojnë krizën energjetike që pritet të kaplojë rajonin sipas saj këtë dimër.


Në konferencën për media e cila po mbahet të martën pas Samitit në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se është shumë e rëndësishme që krizën energjetike ta adresojnë së bashku me partnerët. Teksa ka theksuar, se mbajtja e këtij Samiti ishte mesazh i të qenit së bashku.

“Ju siguroj se mbështetja për rajonin vjen vërtetë nga zemra sepse besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ky samit ishte një mesazh i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qartë, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta. Diskutuam shumë tema. Ne dëshirojmë të përballemi me sfidat, siç është kriza energjetike. Për ne është e rëndësishme që së bashkua me partnerët ta adresojmë krizën energjetike. Për ne janë të rëndësishme bizneset, të cilave duhet t’u ndihmojmë ta përballojnë krizën. 1 miliard euro ndihma do të ndahen ndihma për rajonin. Kjo shumë do të ndahet në dy pjesë”, ka thënë ajo, duke shtuar se synojnë që të ndërtojnë edhe një sistem efikas të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të  tjera, Von der Leyen ka theksuar se BE-ja ka aprovuar 40 projekte të rëndësishme për rajonin, të cilat sipas saj, vlejnë shumë miliona euro.

Teksa, ka thënë se ky plan ekonomik i investimeve, sipas presidentes së Komisionit Evropian, po ecën në drejtimin  duhur.

Von der Leyen ka treguar qartë se mbështesin tërësisht integrimit e rajonit në Bashkimin Evropian. Njashtu, ka bërë me dije se ka pasur shumë progres në këtë proces, duke përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për organizimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ajo përgëzoi shtetet e Ballkanit Perëndimor për marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tregut të përbashkët rajonal.

Sfidë të përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen e ka cilësuar migracionin. Ajo ka thënë se situata e tillë duhet të menaxhohet së bashku mes shteteve.

Ndër tjera, ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin.

“Ka qenë përvojë fantasitke që tëbishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëhere atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori