LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të protestës, nesër në disa rrugë të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni

Për shkak të protestës, nesër në disa rrugë të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së nesërme, respektivisht me datë 05.12.2022 (e hënë), për shkak të paralajmërimit për protesta, me fillim nga ora 06:00, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

“Regjimi i posaçëm i qarkullimit do të vendoset në Blv. “Ilinden” – nga udhëkryqi në Blv. “Ilinden” me Blv. “Shën. Klimenti i Ohrit Ohridski”, deri te kryqëzimi i Blv. “8 Shtatori” dhe Blv. “Ilinden” – udhëkryqi nga rr. Blv. “11 Tetori” dhe “Koço Racin” (Kryqi i Kuq) dhe udhëkryqi nga Blv. “Goce Dellçev” dhe Blvd. “Krste Misirkov” (Pallati i Gjykatave)”, thonë nga MPB.