Lista e vendeve me përqindjen më të madhe të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje, por edhe stanjacion ekonomik dhe mungesë perspektive.
Shqipëria mban vendin e tretë në këtë listë, ku 30.7 përqind e popullsisë jeton në diasporë.
Një grup kombesh që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, shumë njerëz u larguan në kërkim të mundësive më të mira ekonomike, për shembull, Evropa Perëndimore.
Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim i shtuan këto efekte në disa vende. Kjo shihet sot në Bosnje dhe Hercegovinë, ku 34 për qind e popullsisë jeton jashtë vendit dhe në Shqipëri, ku kjo shifër është 30.7 për qind.
Në rajonet ku vendet e vogla janë të zakonshme, dhe si faktor shtohet largësia, për shembull, në Karaibe ose Oqeani, jeta në diasporë është më e përhapura.
Nga të gjitha vendet sovrane me të paktën 750,000 banorë, kombi i Karaibeve, Guajana kishte pjesën më të rëndësishme të popullsisë së saj të lindur në vend – 36.4 përqind – që jetonte jashtë vendit. Xhamajka vjen e pesta me 28.6 për qind. Duke marrë parasysh vendet e pavarura të të gjitha madhësive, kombet ishullore dominojnë vendet e para të renditjes, me deri në gjysmën e popullsisë së tyre të vendosur në vende të tjera.
Polinezia ishte rajoni me përqindjen më të lartë të diasporës në 2020, me 28.7 përqind, e ndjekur nga Karaibet me 17.7 përqind.
Vendet e përfshira aktualisht ose kohët e fundit në luftë kanë gjithashtu diaspora të mëdha. Kjo vlen për Sirinë, ku rreth 30 për qind e popullsisë prej 28 milionë banorësh tani jetojnë jashtë vendit, si dhe Sudanin e Jugut (21 për qind).
Vendet e keqmenaxhuara rëndë nga qeveritë e tyre përfshijnë Eritrenë me 18.5 përqind të diasporës dhe Venezuelën me 16.6 përqind. Një diasporë edhe më e madhe mund të gjendet në El Salvador me 20.4 për qind. Një luftë civile përfundoi në vendin e vogël të Amerikës Qendrore në vitin 1992, por dhuna e bandave ka mbizotëruar.
Megjithatë, diaspora më e madhe e nxitur nga konflikti shihet në një territor josovran, pasi më shumë se 45 për qind e të lindurve në Palestinë aktualisht banojnë jashtë vendit, sipas shifrave të OKB-së. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje