LAJMI I FUNDIT:

Cafu kritikon Southgaten: Nuk e kuptoj pse Alexander-Arnold nuk luan si startues

Cafu kritikon Southgaten: Nuk e kuptoj pse Alexander-Arnold nuk luan si startues

Legjenda e futbollit brazilian, Cafu ka një simpati të madhe për Trent Alexander-Arnold, ndërsa së fundmi ka folur edhe për mos aktivizimin e tij me Anglinë në Katar 2022.

Trent Alexander-Arnold është prej vitesh një nga anësorët e djathtë më të mirë në botë, por viti 2022 nuk ka qenë shumë pozitiv për 22-vjeçarin anglez.


Gareth Southgate nuk po e preferon si titullar në Kampionatin Botëror të Katarit, ndërsa luajti minutat e para ndaj Uellsit, kur u fut në lojë në minutën e 57-të.

Cafu ka dhënë një shpjegim pse po ndodh kjo, duke e lidhur me kritikat që merrte vet ai, por edhe Roberto Carlos.

“Nuk arrij ta kuptoj pse Alexander-Arnold nuk po luan si titullar. Ai djalë ka gjithçka: cilësi, driblim, ritëm, por përsëritet gjithmonë e njëjta histori. Thonë që një mbrojtës krahu nuk di të mbrojë mirë dhe e kalbin në stol”.

“Të njëjtën gjë thoshin edhe për mua dhe Roberto Carlosin, por ne ia dolëm të fitonim së bashku”, ka thënë Cafu.

Cafu ka luajtur tri finale radhazi (1994, 1998, 2002), duke fituar dy prej tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori