LAJMI I FUNDIT:

Një grua lau pemën e saj të Krishtlindjes në vaskë – dikush u pajtua me këtë veprim, dikush tjetër jo

Një grua lau pemën e saj të Krishtlindjes në vaskë – dikush u pajtua me këtë veprim, dikush tjetër jo

Shumë prej nesh do të kenë mendime krejtësisht të ndryshme kur bëhet fjalë për dekorimin e pemës së Krishtlindjes, nga data e duhur për ta vendosur deri tek ajo nëse dritat shumëngjyrëshe nxisin gëzimin më festiv.

Një grua ka zbuluar se ajo e fut në vaskë pemën e saj artificiale të Krishtlindjes përpara se ta dekorojë atë çdo vit, duke shpërndarë fotot e pemës duke u zhytur në vaskë.

Edhe pse kjo me siguri krijon një pamje të pazakontë në shikim të parë, ajo nuk po e bën këtë për t’i dhënë pemës një seancë të këndshme relaksuese përpara sezonit festiv.


Duke arsyetuar veprimin e saj në Facebook, shtëpiakja krenare, shpjegoi se ajo gjithmonë sigurohet të heqë qafe çdo pluhur ose papastërti përpara se të mbulojë pemën e saj me dekorime vezulluese edhe një herë, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

A Christmas tree being washed in the bath

Një pemë artificiale mund të lihet jashtë deri në një muaj gjatë sezonit festiv, duke mbledhur të gjitha llojet e mikrobeve në ajër, pavarësisht dekorimeve. Pastaj sigurisht që paketohet në një papafingo ose dollap.

Me këtë në mendje, një numër i përdoruesve të tjerë të Facebook vlerësuan ‘idenë e saj të shkëlqyer’. Disa vunë re se sa të tronditur ishin kur, panë se sa pluhur ishte mbledhur në pemën e tyre të vjetër.

A Christmas tree being washed in the bath

Megjithatë, të tjerët thjesht nuk ishin aq të sigurt, duke e parë këtë si “edhe një gjë tjetër që duhet të pastrojnë”.

Ata me pemë më të brishta menduan se të tyret thjesht nuk do t’i mbijetonin një pastrimi të mirë gjithsesi, duke vendosur të duronin pluhurin. /Telegrafi/