LAJMI I FUNDIT:

Scheweinsteiger me kritika të ashpra për mbrojtjen gjermane: Nëse nuk ndryshohet ndonjë gjë, nuk kemi gjasa ndaj Spanjës

Scheweinsteiger me kritika të ashpra për mbrojtjen gjermane: Nëse nuk ndryshohet ndonjë gjë, nuk kemi gjasa ndaj Spanjës

Gjermania ka pësuar humbje befasuese në ndeshjen e parë të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi u mposht nga Japonia me rikthim 1-2.

Gjermanët tani rrezikojnë seriozisht kalimin e grupit dhe për të kaluar tutje i duhen dy fitore, ndaj Spanjës dhe Kosta Rikës.


Por në ditën e ndeshjes ndaj Spanjës, ish-mesfushori gjerman, legjenda Bastian Scheweinsteiger ka kritikuar ashpër mbrojtjen e ‘pancerëve’.

Legjenda gjermane e ka quajtur ndeshje të shëmtuar atë përballë Japonisë, derisa mbrojtësit qendrorë kanë qenë më të akuzuarit.

“Zhgënjimi nuk mund të mos jetë prezent pas saj shfaqjeje të shëmtuar, aty ku mbrojtja ishte katastrofë. Nico Schlotterbeck, Niklas Sule e Atnonio Rudiger nuk ishin në gjendje të realizonin pasa elementarë”.

“Ky është detaj shumë i rëndësishëm për t’u analizuar me kujdes, aq më pak ku faktori kohë është i limituar”.

Tutje ish-kampioni i Botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka thënë në ARD se nëse nuk ndryshohet ndonjë gjë, atëherë ndaj Spanjës gjermanët nuk kanë fare gjasa.

“Një nivel i tillë është i papranueshëm në turne si Kupa e Botës. Rivali i ardhshëm ka doza më të larta rrezikshmërie në çdo aspekt. Nëse nuk ka përmirësim apo zëvendësime në pozicione të caktuara, shanset përballë Spanjës janë zero”, tha Schweinsteiger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori