LAJMI I FUNDIT:

Franca reagon pas situatës së krijuar, i kërkon Kosovës që të pranojë propozimin e BE-së për targat

Franca reagon pas situatës së krijuar, i kërkon Kosovës që të pranojë propozimin e BE-së për targat

Dështimi i arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave në Bruksel, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi një reagim për situatën e krijuar ka ardhur nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai tha se vendi i tij shpreh keqardhje që s’u arrit një marrëveshje, duke i bërë thirrje palëve, veçanërisht Kosovës, të pranojnë propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të pranojnë propozimin e BE-së për kompromis.


“Franca shpreh keqardhje për mungesën e një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas takimit të 21 nëntorit në Bruksel, nën kujdesin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, z. Josep Borrell. I bashkohemi thirrjeve të Bashkimit Evropian për të shmangur çdo veprim të njëanshëm që mund të nxisë tensionet. Inkurajojmë të të dyja palët, dhe në veçanti Kosovën, të pranojnë propozimin e kompromisit të formuluar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ambasadori Guerot në Twitter.

https://twitter.com/Olivier_Guerot/status/1595051743552864260

Ambasadori më tej ka shtuar se Franca e mbështet plotësisht ndërmjetësimin e BE-së i cili duet të bëjë përparim drejt një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të ecin përpara në drejtim të perspektivës evropiane të dyja vendet.

Gjithashtu, ambasadori francez tha se duhet të zbatohet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Franca inkurajon palët që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura tashmë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Guerot.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shtyjë për 48 orë ekzekutimin e gjobave për veturat me targa ilegale.

Ky propozim është pranuar nga kryeministri Kurti, i cili ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkushtimin ndaj procesit të dialogut.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori