Kompania FTX që tregtonte kriptovaluta ka humbur disa miliarda dollarë, duke deklaruar falimentimin ndërsa shefi ekzekutiv Sam Bankman-Fried ka dhënë dorëheqjen.
FTX dhe dhjetëra kompani të lidhura me të, përfshirë themeluesit, deklaruan javën e kaluar falimentimin në shtetin Delaware.
Firma kishte një vlerë në treg deri në 50 miliardë dollarësh, duke rreshtuar më shumë se 100 kompani të lidhura me të në mbarë botën, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë.
Falimentimi i një prej firmave më të mëdha në botë të këmbimit të kriptomonedhave po dërgon sinjale tronditëse për industrinë. TPX Property Exchanges përdor teknologjitë e monedhave dixhitale si blockchain, e cila ofron shërbime financiare dhe regjistron transaksionet e aseteve në një rrjet biznesi.
“Shumë prej drejtuesve të industrisë u ra në sy që shifrat nuk ishin të qarta, struktura ishte e gabuar, nuk kishte transparencë dhe kishte gabime në udhëheqjen e firmës. Këto janë çështje themelore për të cilat është punuar nga firmat e kapitaleve private dhe tregjeve”, tha shefi ekzekutiv TPX Property Exchanges, Antony Abell.
Në fillim të vitit Bankman-Fried u vlerësua si shpëtimtar pasi ai ndihmoi financiarisht disa kompani të kriptovalutave që hasën probleme. Së fundmi, ai është vlerësuar se ka një pasuri në vlerën e rreth 23 miliardë dollarëve.
“Ajo që duket se ka ndodhur është se firma FTX transferoi disa nga asetet e klientëve të saj te kompania Alameda Research. Mendojmë se ka ndodhur në kohën e dështimit të fondit Three Arrows Capital në qershor, sepse Alameda Research ishte përfshirë përmes kompanive të tjera. Pra, duket se ka patur humbje dhe duket sikur FTX e ka ndihmuar financiarisht atë duke përdorur investimet e klientëve”, thekson Frances Coppola, analiste e pavarur në fushën e financave.
Klientët e braktisën platformën nga frika nëse firma do të kishte kapital të mjaftueshëm, ndërsa FTX u pajtua të blihej nga firma rivale e monedha dixhitale Binance. Por marrëveshja mes FTX dhe Binance dështoi ndërsa priteshin analizat e bilancit financiar nga firma Binance.
Coppola shton se FTX duhet t’i kishte të gjitha asetet e klientëve të saj, por nuk rezultoi kështu.
“Ata në fakt nuk mund të marrin asetet që u nevojiten për t’ua kthyer klientëve. Nëse me të vërtetë kanë likuidet ata duhet të rimbursojnë klientët e tyre. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë, kanë falimentuar”, shtoi ajo.
Kompanitë që mbështetën firmën FTX po llogarisin humbjet ndërsa ka rënë vlera e kritovalutave dhe Bitcoinit. Politika dhe rregullatorët po bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të rreptë ndaj industrisë së kriptovalutave.
FTX ka konfirmuar se në rrjetin e saj kishte pasur ndërhyrje të paautorizuar, disa orë pasi shpalli falimentimin. Në rrjetet sociale u hapën debatet se firma ishte hakeruar ose ndoshta dikush nga brenda kompanisë i kishte vjedhur fondet, një mundësi që analistët nuk e përjashtojnë.
Shefi i ri ekzekutiv i FTX, John Ray III njoftoi se po çaktivizonte aftësitë për të tregtuar ose tërhequr fonde nga platforma dhe po ndërmerrte hapa për të siguruar investimet e klientëve.
Policia në Bahamas, ku ndodhet qendra e firms FTX, tha se ka hapur hetime. FTX pati bërë disa marrëveshje me emra të njohur si Federata Kombëtare e Basketbollit, NBA, Mercedes dhe Formula Uno, firma që kanë kërkuar prishjen e kontratave. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak