Prokuroria në fazën e hetimeve për konkursin e anuluar të KEK-ut, ku kishte dyshime për punësime partiake e familjare
Prokuroria Themelore në Prishtinë është ende në faze të hetimeve lidhur me pretendimet për shkeljet ligjore në punësimet në prill të vitit 2022 në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se rasti në fjalë ndodhet në fazën e hetimeve, sipas autorizimeve të lëshuara nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, policisë”, ka thënë Ulaj, për “Betimi për Drejtësi” duke shtuar se nuk mund të japin më shumë informata për këtë çështje.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media kishte njoftuar se më 4 prill kishte nisur hetimet në lidhje me pretendimet për shkeljet ligjore në punësimet në këtë konkurs nga KEK.
Hetimet e Prokurorisë kishin nisur pas raportimeve për punësime familjare dhe partiake në KEK. Në konkurs patën aplikuar 4 mijë e 668 kandidatë për 128 vende.
Pas Prokurorisë pati reaguar edhe Agjencia Antikorrupsion, e cila kishte njoftuar se nuk mund të ndërmarr procedura hetimore administrative pasi për të njëjtin rast ka nisur hetime Prokuroria.
Më 6 prill, Agjencia Antikorrupsion kishte konfirmuar mbledhjen e informacioneve për konflikt të mundshëm interesi në konkursin e KEK-ut derisa procedurën e kishte mbajtur konfidenciale.
Megjithëkëtë, më 26 maj, KEK-u kishte njoftuar për anulimin e konkursit për 127 pozitat, duke e kthyer procesin nga fillimi.
“Z. Nagip Krasniqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka marrë vendim për anulimin procesit duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'