LAJMI I FUNDIT:

Samuel Eto’o, Tim Cahill dhe Cafu me parashikime të çmendura për Kupën e Botës: Katari e eliminon Anglinë

Samuel Eto’o, Tim Cahill dhe Cafu me parashikime të çmendura për Kupën e Botës: Katari e eliminon Anglinë

Ka mbetur edhe një ditë deri në fillim të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, ku tanimë legjendat e futbollit kanë filluar të japin parashikimet e tyre.

Ish-sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o, legjenda braziliane Cafu dhe ai australian Tim Cahill janë ambasadorët e FIFA-s në Kampionatin Botëror.


Të tre ambasadorët e Kupës së Botës, Samuel Eto’o, Cafu dhe Tim Cahill kanë zgjedhur të gjithë Katarin për të eliminuar Anglinë nga turneu.

Llogaria ‘Rruga drejt 2022’ në Twitter postoi parashikimet e yjeve të Kupës së Botës, me dy herë fituesin dhe legjendën e Brazilit, Cafu, që zgjodhi vendin e tij të lindjes për të mundur Francën në finale, por para kësaj Anglia do të humbasë nga Katari në rrethin e parë të eliminimit direkt.

Australiani Tim Cahill ka zgjedhur gjithashtu Brazilin si fitues duke mposhtur Belgjikën në finale, por edhe ai ka befasuar me parashikimin e tij ku Katari do ta eliminoj Anglinë.

Parashikim edhe më befasues ka pasur Samuel Eto’, që gjithashtu e sheh Katarin duke eliminuar Anglinë.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Interit mbështeti vendin e tij të lindjes, Kamerunin për të mundur Marokun në finale, por ai ju jep përparësi vendeve afrikane të shkojnë deri larg.

Katari për herë të parë ka organizuar Kupën e Botës duke qenë mikpritës, dhe ka hyrë si skuadra e tretë më e ulët e renditur në ranglistën e FIFA-s.

Nga 32 skuadrat në Doha, vetëm Arabia Saudite dhe Gana kanë një renditje më të ulët të FIFA-s se vendi i 50-të i Katarit, por kjo nuk i ka penguar tre legjendat e futbollit ta mbështesin vendin organizator duke pretenduar se do ta befasojë Anglinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori